Liberalizimi i Sektorit Shqiptare te Energjisë në Kuadrin Rajonal

Nga Dr. Lorenc Gordani, Drejtor i ACERC & Profesor i se Drejtës Evropiane

Liberalizimi i Sektorit Shqiptare te Energjisë në Kuadrin Rajonal të Tregut të Përbashkët Evropian të Energjisë
Nga Dr. Lorenc Gordani, Drejtor i ACERC & Profesor i se Drejtës Evropiane
Përditësuar: 21 Korrik 2015
Liberalizimi i Sektorit Shqiptare te Energjisë në Kuadrin Rajonal të Tregut të Përbashkët Evropian të Energjisë
Nga Dr. Lorenc Gordani, Drejtor i ACERC & Profesor i se Drejtës Evropiane
Përditësuar: 21 Korrik 2015
Liberalizimi i Sektorit Shqiptare te Energjisë në Kuadrin Rajonal të Tregut të Përbashkët Evropian të Energjisë
Nga Dr. Lorenc Gordani, Drejtor i ACERC & Profesor i se Drejtës Evropiane
Përditësuar: 21 Korrik 2015
Liberalizimi i Sektorit Shqiptare te Energjisë në Kuadrin Rajonal të Tregut të Përbashkët Evropian të Energjisë
Nga Dr. Lorenc Gordani, Drejtor i ACERC & Profesor i se Drejtës Evropiane
Përditësuar: 21 Korrik 2015
Liberalizimi i Sektorit Shqiptare te Energjisë në Kuadrin Rajonal të Tregut të Përbashkët Evropian të Energjisë
Nga Dr. Lorenc Gordani, Drejtor i ACERC & Profesor i se Drejtës Evropiane
Përditësuar: 21 Korrik 2015

The network of the ACERC partners, supporters and sponsors include among others


































For more about visit the dedicate section

Liberalizimi i Sektorit Shqiptare te Energjisë në Kuadrin Rajonal të Tregut të Përbashkët Evropian të Energjisë

Nga Dr. Lorenc Gordani, Drejtor i ACERC & Profesor i se Drejtës Evropiane

Përditësuar: 21 Korrik 2015

Pse duhet reforma ne liberalizimin e tregut te energjisë?

Vitet e fundit sektori i energjisë është përfshire nga një reforme e thelle strukturore. Ne ketë kuadër, është një moment i mirë për të reflektuar mbi aspekte qe ne mënyrë te qenësishme prekin te gjithë sistemin ekonomik ne dekadat e ardhshme. Nisur dhe nga diskutimi pararendës çështjet qe do mbuloj shikojnë shtyllat kryesore qe përfshin liberalizimi i sektorit dhe rëndësinë e ndërmarrjes se kësaj iniciative.

Trajtimi i kësaj teme permbledhurazi, duke ju referuar retrospektives historike, i ka rrënjët e veta thelle ne vete integrimin evropianë. Ne fakt vete rëndësia e sektorit beri vendosjen e tij si “gurre themeli” ne ndërtesën e evropiane qe ne formësimin e saj te pare ne vitin ‘51-52. Por ishte pikërisht sensibiliteti i sektorit dhe efektet e tij strategjike dhe sociale qe ndikuan qe procesi te mos përmbyllet as me kompletimin e tregut te përbashkët te ndërmarre me hov te veçante nga komisioni Delor ne vitet ‘86-92.

Kështu do duhej te pakte dhe një periudhe 5 vjeçare qe ne vitin ‘96 te arrihej ne marrëveshjen e pare ne nivel evropiane te një pakete te përbashkët mbi sektorin elektrik, e cila u plotësua ne ’98 me atë te gazit. Inkuadrim qe kërkoi te paktën edhe dy ndërhyrje, respektivisht ne 2003 dhe 2009. Periudha e gjate e këtij rrugëtimi beri qe nevojës integruese t’i “vishen” gradualisht ato te reja si ajo e viteve ‘80 lidhur me sigurinë dhe me pas ajo për çlirimin e sektorit nga kornizat monopoliste dhe futja ne “fokusin” e një logjikë ekonomike, për te arritur se fundmi nga 2007 ne atë për zhvillimin e një rritje te qëndrueshme (fillimisht ne kornizën e objektivave te 20-20-20).

Pra pikëpyetjeve mbi ndërmarrjen e reformave me shume kërkohet t’i përgjigjemi mbi rrugët me ane te së cilave kjo duhet te vije. Pikërisht për te kuptuar këtë është me vend te shtjellojmë tërësinë e bazës te kësaj reforme qe përfaqësohet, sipas shume komentueseve, tek trinomi energjetikë liberalizim, qëndrueshmëri, siguri, qe gjithsesi si motorë te brendshëm ka te përhershmin faktor integrues dhe e gjitha e mundësuar nga zhvillimi teknologjikë qe nga fund vitet ‘80 bënë te kalohet pengesa e barrierës se monopolit natyror duke mundësuar operimin e njëkohshëm te shume operatoreve te lidhur ne te njëjtin rrjete. Për me shume mund te shihen slidet e bashkëlidhura.

Duke nisur nga pilastri liberiste, te fillim viteve ’90, ajo erdhi nga një ane nga konsumatorë për çmime dhe zgjedhje me te mire dhe nga ana tjetër “furnizuesit” e rijnë qe e shikonin vetëm si operatorë konkurrentë për te hyre ne një treg deri atëherë te mbyllur. Qasje liberiste qe në thelb konsiston ne ndarjen e operimit te integruar te kompanive monopoliste (unbundling) dhe hapjen e sektorit për te trete (TPA), krijimin e një autoriteti te pavarur dhe gjetjen e një ekuilibri mbi detyrimet ndaj konsumatorit (p.sh. ajo shërbimit publik, shërbimi universal, etj.).

Para se te kalojmë ne zhvillimet aktuale te tregut shqiptare duhet thëne qe natyrisht mbete fakti qe ky proces edhe sot ne shume nga 28 vendet BE-se gjen vështirësi, te cilat u bene te pa derogueshme nga Shqipëria dhe vendet e rajonin nga rrugëtimin evropiane. Nisme kjo e ndërmarre me konferencën e Berlinit 1999 dhe përmbyllur me marrëveshjet e Athinës 2002 dhe 2003 qe zyrtarisht u kurorëzohen ne 2005 me Traktatin e Komuniteti te Energjisë. Traktate qe ne piken e pare (2. a) thekson, nder te tjera, qëllimin për te tërhequr investime e nevojshëm për një zhvillim te qëndrueshëm.

Proces qe ne rrjedhim te vendimit te këshillit evropiane te 4 shkurtit 2011, për realizimin e plote te tregut te përbashkët te energjisë brenda 2014, pa vendimin e Këshillit te ministrave te TKE me 6 tetor 2011, për implementim e plote te Paketës se 3-te duke nisur nga janari 2015. Ne ketë kuadër aktualisht Shqipëria është vendi i dyte ne rajon qe nga 30 prill 2015 ka traspozuar me ane te Ligjit te ri për Energjinë Elektrike, Direktivat e paketës se trete rregullatorë te Bashkimit Evropiane. Implementimi i se cilës do të dojë natyrisht kohë derisa ajo të bëhet plotësisht e zbatueshme.

Ne vijim duke dashur ta zbresim ne aspektet konkrete, do ndalojmë në disa nga shtylla kryesore të Ligjit nr. 43/2015, për te qartësuar dhe kuptuar më mirë aspektet e liberalizimit qe ndjekin zhvillimet e sektorit elektroenergjitë shqiptare (natyrisht mbetet fakti qe e gjithë normativa ne kompleks është e rëndësisë thelbësore).

Së pari reforma ndërhynë mbi aktoret e sotme monopoliste te tregut duke plotësuar ndarjen ligjërisht, funksionalisht dhe financiarisht te kompanive që administrojnë sistemin e transmetimit dhe të shpërndarjes (të cilat janë edhe monopol natyror), nga dy aktivitetet e tjera të sektorit, atë të gjenerimit dhe furnizimit si aktivitete të liberalizuar dhe konkurruese. Qe do te thotë se pari qe KESH do të fokusohet vetëm në veprimtaritë që lidhen me prodhimin e energjisë elektrike. Njëkohësisht parashikohen dispozita me procedurat e autorizimit dhe tenderimit për kapacitetet e reja prodhuese.

Njëkohësisht parashikohet ndarja e pronësisë së operatorit të sistemit të transmetimit (dhe atij te shpërndarjes) nga çdo subjekt që ushtron kontroll direkt apo të tërthortë ndaj veprimtarive të prodhimit apo furnizimit duke filluar nga 1 janari 2016. Ne kuadër te se cilit përcaktohet detyrimi i përgjithshëm qe prek piken nevralgjike te hapjes se tregut (d.m.th. atë te hyrjes se te treteve - TPA dhe përjashtimet relative te përcaktuara nga Komisioni Evropian qe në vitin 1992) te operatorëve të transmetimit (dhe shpërndarjes) dhe sigurimin e lidhjes me sistemin mbi terma dhe kushte jo diskriminuese.

Ne këtë kuadër ligji parashikon edhe organizimin dhe funksionimin e Operatorit të Tregut dhe kryerjen e veprimtarive të shpërndarjes nga disa subjekte, nëse një gjë e tillë do të rezultonte efektive. Për te vene ne jete liberalizimin e tregut deri në fund të këtij viti është parashikuar dalja nga tarifat e rregulluara te klientëve te lidhur deri në 35 kilovolt e cila do te vazhdoj deri në vitin 2018 me pjesën e tensionit 10, 20, 6 Kv.  Gjithashtu ligji përcakton prokurimin në tregun e parregulluar të humbjeve të energjisë në rrjetin e transmetimit, shërbimet e balancimit dhe shërbimet ndihmëse.

Për sa me sipër themelore behet organizimi dhe funksionimin e Entit Rregullator të Energjisë. Projektligji kërkon një rregullator të fortë nga pikëpamja e rritjes së kapaciteteve të institucionit, dhe plotësisht të pavarur, që do të ketë kompetenca dhe autoritet të plotë në rregullimin e sektorit të energjisë nën dritën e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Pavarësia është sanksionuar në lidhje me qeveritë kombëtare, si dhe interesat e palëve të rregulluara. Me qëllim të mbrojtjes dhe rritjes se pavarësisë është e nevojshme që autoriteti te këtë në çdo rast në dispozicion burimet njerëzore dhe financiare të nevojshme për kryerjen e detyrave.

Se fundmi një pjese e mire e paketës se trete shikon masat për mbrojtjen e konsumatorëve te forcuar ne vazhdimësi nga debatit politik-institucional (në veçanti me kërkesë të Parlamentit Evropian). Në këtë drejtim është proceduar me dhënien e rregullatorëve kombëtar të kompetencave të veçanta të mbrojtjes së konsumatorit. Në mënyrë të veçantë, paketa e tretë e energjisë kërkon, ndër të tjera, krijimin e një one stop shop për përgjigjen ndaj kërkesave për informacion te konsumatorëve, krijimi i një ndërmjetësimi të pavarur për ankesa, përcaktimin e konsumatorëve në nevojë, afatet kohore për instalimin e matëseve inteligjente, etj.

Pra duke u mbetur vetëm këto elemente mund te themi qe Ligji hap rrugën qe Shqipëria të ketë një treg relativisht të liberalizuar duke synuar liberalizimin e plotë. Por a mundet Shqipëria të ketë një platformë eficiente tregu? Vërtet kjo do punë dhe nuk është një objektiv i lehtë për t’u arritur. Nisur dhe nga përvoja e vendeve te tjera ndryshimet duhet te jene graduale: aktualisht ky proces është përmbushur për 75% edhe për vete 28 vendet e BE-se. Dhe sigurisht për vendet me pak te zhvilluar kjo është një sfidë, por është një sfidë që shkon në drejtimin e duhur sepse vetëm liberalizimi i tregut do të krijojë mundësi më të mira për operatoret ekonomike pa renduar konsumatorin.

Dilema kryesore qëndron nëse do të kemi mundësi të mbrohemi nga luhatjet e çmimeve te energjisë elektrike? Ne ketë ndërtim vet normativa relative (Dir. 2009/72/EC e 13 korrikut 2009) referon mbi dy nga principet e përgjithshme qe shoqërojnë liberalizimin si Detyrimi i shërbimit publike dhe Shërbimi universal te cilat përbejnë një baze te rëndësime riekulibruese (perjashtimore) te kuadrit te hapjes se tregut (ndërtuar ngushtësisht sipas logjikave ekonomike). Ndërhyrje qe nder te tjera shikojnë dhe mundësinë e mbajtjes se çmimeve te rregulluara me forma te ndryshme (p.sh. për familjaret, aktualisht ne Itali me ane te blerësit unike (AU) për te mbrojtur klientët deri sa tregu i lire te performoje ne mënyre konkurruese). Mbi zgjidhjet e ndryshme te bere nga vendet e BE-se mund te behet referim komunikimit mbi liberalizmit e tregut evropiane ne raportin e nëntorit 2012  (faqja 11).

Natyrisht shtete te ndryshme kane bere zgjedhje për te cilat shkruhen studime te tera dhe mbeten objekt interpretimi (dhe debati) te hapur si ne kontekstin e brendshëm te secilit vende ashtu dhe me organet e BE-se. Për sa i përket këtyre te fundit, megjithëqë raste janë te pafundme, për ilustrim mund te sillet ai me i fundit qe shikon paditjen e Gjermanisë ne gjykatën e Luxemburgu kundër masës se infrancionit te marre nga BE-ja.

Ne këtë kuadër një aspektet tjetër i rëndësishëm është Strategjia Kombëtare të Energjisë. Siç dihet SKE është një nga domenet e pakta qe i mbetet ministrisë se energjisë (ose e thëne ndryshe politikes). Pra jo me kot parashikimi është për t’u bere te paktën çdo 5 vjet qe ne përgjithësi barra për secilën zgjedhje ta rimarre ekzekutivi ne fillim te mandatit.

Por duke u kthyer ne rastin qe na shikon direkt asetet e Kesh do të vazhdojnë te shërbejnë (se pari) për pjesën e klientëve të rregulluar (pra qytetarëve shqiptarë) si amortizues, zbutës, që tarifat për familjarë të jenë në kushte të pranueshme. Nga ana tjetër një treg i liberalizuar do të bej qe kërkesa nga industritë të nxisë prodhimin privat.

Ne këtë kuadër shumë potenciale ujore të Shqipërisë do të vihen në dispozicion për prodhimin e energjisë. Ne fakt deri tani kemi pasur iniciativa te shumta për investime por të gjitha këto kanë qene ne një pikëpyetje te madhe: “a do te kthehet investimi”? E pra vetëm liberalizimi krijon njëkohësisht tregun e nevojshëm dhe garanton likuiditetin. Te mos harrojmë qe kontratat deri tani janë garantuara nga shteti pra duke cënuar Buxhetin e Shtetit me mungesë te investimeve në rrugë, shkolla, spitale e shumë sektorë të tjerë.

Njëkohësisht, këto investime do të sjellin përmirësimin e Operatorit të Shpërndarjes, i cili nga ana teknike do të jetë shumë më i aftë për ofrimin e shërbimit të furnizimit. Ku siç dihet në koston e energjisë, një pjesë të mirë e zënë humbjet e energjisë në sektorin e shpërndarjes. Njëkohësisht për pjesën që ka të bëjë me industrinë do të jenë të ekspozuar në çmimet e tregut. Por nuk duhet të harrojmë se Shqipëria po investon në interkonjeksion dhe deri në vitin 2020, do të jetë e ndërlidhur me të gjitha vendet fqinje. Kjo do të thotë se opsionet për tregti, marrjet dhe dhëniet e energjisë elektrike do të jenë të hapura dhe vet burimet e reja te brendshme do te zhvillon me kontrata me të studiuara dhe të bazuara tashme mbi rregulla tregu.

Ndikimi i projektit te gazsjellësit TAP ne tregun energjetik vendas

Pra industria shqiptare, do te jenë e “ekspozuara” në çmimet (e liberalizuara) të rajonit dhe për me shume do te ketë një furnizim të qëndrueshëm me tarifa konkurruese. Ndërkohe kjo hap mundësinë Shqipërisë, që të miksojë energjinë e saj, jo vetëm me ujin, sepse është vulnerabël nga kushtet e motit, por edhe me burime të tjera. Këtu se pari kemi parasysh procesin e zhvillimit te tregu te gazit, për të cilin Shqipëria po punon me BE-në dhe me te gjithë aktorë me te rëndësishëm ndërkombëtare me synim diversifikimin e burimeve të energjisë.

Në këtë drejtim, dallohet projekti i gazsjellësit TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë, Rajonin dhe me gjere tere Evropën duke finalizuar korridorin e jugut me mundësimin e furnizimit për here te pare nga lindja me gaz natyror jo rus. Projekt qe se fundmi me 12 korrik, ne takimin e Grupit të Nivelit të Lartë të iniciativës për rrjetin ndërlidhës të Gazit, organizuar në Dubrovnik nga Komisioni Europian dhe Ministria e Zhvilimit Ekonomik të Kroacisë, pa firmosjen e një Memorandum Mirëkuptimi, i cili skicon rrugën për një integrim më të ngushtë të tregjeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Komunitetit të Energjisë.

Gjatë diskutimeve u prezantuan gjithashtu disa projekte të rëndësishme të zhvillimit të sektorit të gazit nga ana e kompanive lider në këtë fushë si Exxon, BP, SOCAR, Cherniere, etj. Ne fakt forcimi i rregullatorit dhe bazës ligjore të tregut, vlerësohet se do të ndihmojë për përmirësimin e klimës së investimeve në vende nënshkruese. Siç dihet puna nën iniciativën e Komisionit Evropian nuk po të fokusohet vetëm tek ndërtimi i gazsjellësve të rinj, por mbështetur se fundmi ne kuadrin e përgjithshëm te ndërmarrë me procesin e bashkëpunimit nisur ne Berlin 2014, inkuadrohet në gjetjen e rrugëve për përthithjen e investimeve të huaja kryesisht në infrastrukturë.

Ne këtë kuadër Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, se bashku me Korridorin Blu do të jenë dy prej projekteve më ambicioze rajonale te radhës, që do të kërkojnë financim nga Bashkimi Evropian. Kjo qasje e re mes qeverive të rajonit është parakushti për ta shndërruar Ballkanin në një destinacion shumë më tërheqës investimesh, pasi investimeve evropianë dhe më gjerë iu ofrohet përmes këtij procesi, një treg më te madh dhe shumë më dinamik që tejkalon kufijtë e shteteve dhe të ekonomive të vogla te secilit vend.

Por çfarë do te thotë me ne mënyre specifike për Shqipërinë projekti TAP? Se pari është një prej investimeve më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar që jep formë kapërcimit të disa pengesave të natyrës “psikologjike” duke e vendosur e konsoliduar pozicioni gjeostrategjike te Shqipërisë jo vetëm në kuadër te sigurisë energjetikë por edhe më gjerë. TAP-i nuk është thjeshtë një tub që sjell gaz, por e kthen Shqipërinë në një nyje të furnizimit me energji nga Lindja në Perëndim.

Projekte qe për dimensioni e tij ndërkombëtare qe përfaqëson trajtohet jo vetëm me përgjegjësi, por edhe me synimin për të përcaktuar standarde të reja në marrëdhëniet mes investimit dhe mjedisit. Por më e rëndësishme sipas vlerësimit të raportit të Universitetit të Oksfordit te 2013, është ndikimi që do të ketë në ekonominë e vendit faza e ndërtimit dhe funksionimit të gazsjellësit. TAP pritet të përfundojë brenda vitit 2019, ndërsa impaktin më të madh pritet ta ketë brenda vitit 2017, me kontributin prej 57 milionë euro në PBB dhe hapjen e 4 mijë e 200 vendeve të punës në zonat ku do të shtrihet gazsjellësi.

Ndërsa lidhur me te gjithë fazën e ndërtimit 2015-18, impakti direkt në ekonominë e vendit vlerësohet të jetë në 110 milionë euro, me hapjen e 3100 vendeve të reja të punës në vit. Raporti vlerëson në mënyrë mjaft pozitive edhe impaktet indirekte të fazës së ndërtimit të kësaj vepre. Si pasojë e rritjes së të ardhurave dhe zhvillimit ekonomik, vlerësohet edhe një vlerë prej 106 milionë euro të tjera në ekonominë e vendit si edhe gjallërimin e bizneseve të linjës me hapjen e 3900 vendeve të reja me kohe te plote ose te pjesshme të punës në vit.

Dhe sigurisht mbi te gjitha projekti do të gjenerojë përfitime të vazhdueshme operacionale. Mbi horizontin operativ 50-vjeçare, vlerësohet se këto do të arrijnë në një kontribut 740 milionë euro ndaj PBB-së me këtë aktivitet mbështetës 450 vende pune (me kohë të pjesshme dhe me orar të plotë) mesatarisht në vit. Shifrat e mësipërme, përtej analizës gjeostrategjike, tregojnë pra se sa e rëndësishme është kjo vepër për një vend si Shqipëria.

Shqipëria po angazhohet që potencialisht te mund të përfitojë sa me shume nga ky projekt i madh. Ndërkohë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, tanimë ka nisur puna për hartimin e Masteplanit të Gazit në Shqipëri, për të cilin Bashkimi Evropian jo vetëm ka akorduar një grand prej 1.1 milionë eurosh, por edhe ka vënë në dispozicion ekspertizën të lartë ndërkombëtare. Përgatitja e Masterpanit është vlerësuar si një hap drejt krijimit të një dokumenti kombëtar unik në sektorin e gazit, që të jetë në të njëjtën kohë dhe një udhëzues për programin e hapave të mëtejshëm të këtij sektori dhe për diversifikimin e burimeve të energjisë.

Ky studim do të shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme të Masterplanit të Gazit, për të identifikuar parakushtet teknike dhe tregtare për zhvillimin e sektorit, duke përfshirë një udhëzues të detajuar për infrastrukturën në transportin e gazit natyror dhe rrjetet e shpërndarjes, lidhjen e rrjetit shqiptar të gazit me rrjetet fqinje, si dhe infrastrukturën shoqëruese, magazinimin nëntokësor të gazit, prodhimin e gazit natyror në Shqipëri, terminalet e gazit të lëngshëm natyrorë dhe impiantet e prodhimit të energjisë në Shqipëri.

Ne ketë kuadër kryesisht, synohet pra që një pjesë e gazit të shkojë për prodhimin e energjisë elektrike, duke përbërë një burim bazë, që i kombinuar me rezervuarët e mëdha hidro, të garantojë një siguri më të madhe energjetike, sidomos për kërkesën bazë por nganjëherë edhe për pikun. Ky projekt krijon një mundësi të re për përdorimin e gazit në sektorë të ndryshëm të industrisë, pse jo edhe tek konsumatorët familjarë.

Këto janë zhvillime të mirëpritura në sektorin energjetik, pasi jo vetëm forcojnë sigurinë energjetike të vendit, por nga ana tjetër hapin mundësi të mëdha për investime edhe në fushën e elementëve të tjerë të energjisë si në hidrokarbure duke bërë një vlerësim real të rezervave të gazit dhe zhvillimit te tyre ne Shqipëri. Të paktën perspektiva është e tillë dhe prodhimi i shtuar i hidrokarbureve në vend, jo vetëm do të rrisë prodhimin energjetik, sigurinë energjetike, por mbi të gjitha do të krijojë edhe një ekonomi shkalle shumë më të madhe nëpërmjet krijimi te një zinxhir te shumë industrive të tjera siç është ajo petrokimike.

Se fundmi TAP-i po bashkëpunon me zhvilluesit e Gazsjellësit të planifikuar Adriatiko-Jonian për të diskutuar mundësitë e lidhjes me tregjet në Kroacinë Jugore, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën përmes territorit shqiptar. Ne këtë kuadër TAP-i shihet si mundësi zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë, por gjithashtu për Kosovën. Ndërtimi i një segmenti të TAP-it deri në Kosovë do të përbëjë de facto autostradën e dytë energjetike midis dy vendeve tona, pas përfundimit të ndërtimit të linjës së tensionit të lartë, që po ecën me padiskutim mire dhe do të jetë gati në vitin e ardhshëm.

Konkluzione përmbyllëse

Sa me sipër eshte një panoramë e përgjithshme për sa i takon zhvillimeve në sektor. Ne përmbledhje te se cilit mund te thuhet qe – edhe megjithëse nuk kishte si te ndodhte ndryshe bazuar ne zhvillimet integruese dhe caktimet e imjenimeve te ndërmarra –  është “shume pozitive” te shohësh qe ne momentet a para fillesat e qarta te ndërtimit te tregut energjetikë mbi një platformë moderne si ajo e te gjithë vendeve përreth dhe veçanërisht ato te BE-se.

Për me shume, pozitive është dhe fakti i ndërrimit te tendencës se vërejtur deri me tani te te proceduarit me angazhime te pamire studiuara. Ndoshta qe kjo deri diku është e paevitueshme nisur nga kostot qe te gjitha nënkuptojnë paraprakisht dhe faktin se me se shumti për vendet e vogla me shume kuptohet thjeshte si një rimarrje sistematike e normave evropianë. Por nuk duhet harruar qe politikat evropianë shpesh janë te diktuara nga nevoja e arritjes se një marrëveshje brenda 28 vendeve te BE-se. Pra thelbësore është te kuptuarit gjate zbatimit ne secilin vend te mundësive me te mira te lejuara nga kuadri evropiane. Njëkohësisht kjo është një ndërhyrje normative deregulative e cila ne me se shumti hap rrugën tashme Entit Rregullatorë (si i pavarur) për te rregulluar sektorin (duke ndërhyre me aktet normative ekzekutive).

Ne këtë kuadër si për shume sektorë te tjerë duhet te rikthehemi tek nevoja e mbështetjes teorike te modelit (qe do te kërkoj ndjekje ne vazhdimësi te ecurisë praktike) te një tregu te avancuar: integruar e njëkohësisht te liberalizuar e te rregulluara. Ne mënyre te veçante ne këtë skeme gradualisht do futen dhe ato te ndërlidhura me target-et e risurseve te rinovueshme dhe te eficiences dhe jo me pak produktet sigurative dhe derivate financiare. Ne lidhje me këtë kërkohen ngritja dhe mbajtja e forumeve te cilat ne ekonomitë e zhvilluara ndiqen ne kohe dhe përparësi.

Back to top ↑