Dilema e “fundit” e reformimit të sektorit energjetik Shqiptarë
The last dilemma of the reformation of Albanian energy sector
Dr Lorenc Gordani | Thursday, August 23, 2013

Dr Lorenc Gordani | Thursday, August 23, 20135

Javët e fundi opinioni publik është njohur gjerësisht me rezultate e raportit të 6-mujorit të fundit të Bankës Botërorë ku për sektorin energjetik vlerësohet së fokusi duhet të jete ai i plotësimit të reformës së tregut energjetikë. Njëkohësisht edhe dukë ju referuar të njëjtit raport rikujtohet se të paktën vet procesi i ndarjes së kompanisë shtetërore u plotësua më 2008. Si rrjedhim shihet e nevojshme të kuptohet cili është thelbi i reformës që kërkohet të arrihet. Kuadër që në këtë shkrim do të mundohemi ta vëmë nën dritën e analizës ekonomiko-juridike – ndoshta disi shkurtazi për kompleksitetin që ajo mbartë – duke u mbështetur në profilet më kryesore dhe si rrjedhim mbi logjikën e përgjithshme që e përçon.

Reformi i tregut energjitikë në Shqiperi i ka fillesat e veta në kuadër të reformave – të njëkohshme me ato të vendeve të BE-së – të gjysmës së dytë të viteteve ’90. Targetet e së cilës në thelb synojmë rregullimin e çmimeve të energjisë sipas logjikave ekonomike ose e thëne më qartë rregullimi i tij t’i kthehet tregu (art. 3 i direktivës së elektriciteti dhe gazit). Për këtë se pari prodhuesi publikë duhet të jete i lirë të shesë në platforma telematike të tregut të brendshëm dhe atij rajonal në kohë reale (fillimisht për ditën e nesërme ose Day-Ahead Market - DAM). Objektiv që bëhet i mundur duke hequr kufizimet ligjore për furnizuesin publik për të blerë ekskluzivisht nga një gjeneratorë i përcaktuar dhe nga ana tjetër me kufizimin e roli të tij me konsumatorët e vegjël. Targete që duhet të përmbushen më transpozimin e plotë të Paketës së Tretë të Energjisë më afat të fundit 1 Janar 2015.

Profile këto të cilat siç kuptohet do të kenë implikime jo pak të rëndësishme për të gjithë konsumatorët finalë. Në fakt për sa i përket konsumatorëve jo familjarë, që me reformën e dytë rregullatore të BE-së e më saktësisht më artikullin 21 të direktivës 2003/54/EC, është përcaktuar njohja e plotë e së drejtës për të zgjedhur furnizuesin. Proces që mbetet të përmbyllët tashmë me përfshirjen edhe të konsumatorëve familjarë brenda 1 janarit 2015. Pra, nëse për kategorinë e parë tashmë afati ka kaluar, masa të shpjeta do duhet të ndërmerren për kategorinë e dytë nisur dhe nga vet gjerësia dhe kompleksiteti i përbërjes së saj.

Në lidhje më këtë aspekt më 22 qershor 2013 u plotësua me rregullat e funksionimit Komiteti Këshillues (Advisory Committee - AC) për Procedurat e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve. Më këtë hap, Komiteti u bë plotësisht funksionalë dhe është i gatshëm për të nxjerre një opinion ligjor për çdo rast mos përmbushje të acquis communautaire që do t’i referohet nga Këshillit Ministror (MC). Konkretisht në Maj 2013, u regjistrua edhe rasti i parë (ECS-8/11) ku Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (ECS) paraqiti kërkesën e arsyetuar Këshillit Ministror në lidhje më legjislacionin e gazit të Bosnjë-Hercegovinës i cili do të vendoset për t’ju kaluar apo jo AC-së nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij më 24 tetor të po këtij viti.

Në këtë prospektive, thelbësore bëhet të kuptuarit e motiveve që bëjnë që shtet pjesëmarrëse të kenë vështirësi për t’u raportuar më përmbushjen e objektivave nga ata vet të ndërmarra. Shkaqet të cilat janë të shumta dhe jo pak objektive dhe mund të përmblidhen në aftësinë e kufizuar në governance politike dhe financiare, sidomos në vendet e EJL, për ndërmarrjen e reformave jo pak të vështira edhe për ato vende me më traditë në tregun e liberalizuar. Por nga sa është vërejtur deri më tani jo në pak raste edhe konsumatorët e mëdhenj kanë hasur vështirësi t’i përmbahen kësaj paradigme dhe ngulmojnë të mbeten në kategorinë e rregulluar/mbrojtur. Madje, për të evituar këtë rikthim, ECS kërkoi që brenda 31 korrikut t’u dërgohet nga shtetet anëtare lista e plotë dhe e azhurnuar në vazhdimësi e kompanive të konsideruara si të “çliruara/emancipuara”.

Njëkohësisht për sa i përket grupit të dytë të konsumatorëve familjarë dhe atyre të vegjël çmimet e rregulluara të energjisë elektrike duhet t’i përmbahen kuadrit të përcaktuar për qëllime të sigurimit të shërbimit universal (art. 3 (3) i direktivës së energjisë elektrike) në përputhje me mbulimin e kostove. Aspekte që nënkupton mbulimin e të gjithë shpenzimeve reale të furnizimit më energji elektrike, duke përfshirë: kostot e prodhimit, koston për prokurimin nga prodhimi i brendshëm ose importi, investimet e nevojshme/një normë të përshtatshme fitimprurëse, kostot e shërbimeve të furnizimit dhe madje borxhet e këqija.

Njëkohësisht, edhe në filozofinë e tyre, të gjitha çmimet e rregulluara duhet të jene të kufizuar në kohëzgjatje për atë që është e domosdoshme për arritjen e objektivave të shërbimit publik të ndjekura dukë ju përmbajtur dispozitave të nenit 3 (2) të Direktivës së Energjisë Elektrike (pra të definuar në mënyrë të qartë, transparente, jo-diskriminuese, të verifikueshme dhe garantuese të barazisë së aksesit). Njëkohësisht Autoriteti Kombëtar Rregullator (në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës) duhet të ngarkohet me kryerjen e raportimeve vjetore të metodologjive dhe nivelin e çmimeve të miratuar për klientët finalë.

Pra në mbyllje, e gjitha e “shpëton sektorin” siç theksohet edhe në raportin e BB, pasi në tërësi synon kthimin e tij në dinamikat e efeciencës konkurrencës të tregut. Logjikë që fillon nga mbrojtja e kategorive të cilësuar të dobëta (nëpërmjet përcaktimeve të qarta normative dhe adresimin reale të nevojave të tyre ekonomike) dhe vazhdon deri në forcimin – në përputhje me parashikimet e acquis – të qëndrueshmërisë së sistemit me parashimet mbi “Furnizuesit e instancës së fundit”. Pra siç ka treguar dhe eksperienca e deritanishme, përqasja më logjikën e tregut të këtyre nevoja i plotëson ato më së miri, por cila do të jenë kostot më të cilën do të jemi në gjendje ta arrijë këtë, ndoshta është dilema vërtet e fundit së cilës do të duhet t’i përgjigjemi tashmë edhe brenda kornizës së afateve të mirë përcaktuara të 31 dhjetorit 2014.

Back to top ↑