"Këmbanat e alarmit” në kuadrin shqiptare të tregut rajonal të energjisë
“Upcoming signals” in the Albanian framework of the regional energy market (EnCT)
Author Adv. Dr. Lorenc Gordani
Në forumet e ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë gjithnjë e më shpesh artikulohet, data 1 janari 2015, si afati i fundit për transpozimin e Paketës së Tretë të Energjisë. Paketë e ndërmarrë në vazhdën e integrimit evropiane dhe posaçërisht të tregut energjetike me ndërhyrjen e parë më 1996-98. E gjitha si rrjedhim i logjikës se vetëm materializimi i një kornizë efektive në prodhim dhe tregtim në përputhje me rregullat e tregut, bënë të mundur pritshmëritë e kërkuara ekonomike, dhe jo më pak ato të ndërlidhura me mirëqenien sociale dhe efikasitetin në përdorimin finalë.
Një reforme që në mënyre koncize përmblidhet në synimin e heqjes së plotë të pengesave të zhvillimit të brendshëm konkurrente dhe integrimin e njëkohshëm ndërrajonalë. Hapje efektive e të cilit – me shfuqizimin e plotë të një morri pengesash ligjorë – më qartësisht efektet e saj do t’i shfaqë, për konsumatorin e gjerë, në lidhje më mundësinë e furnizimit nga një shumëllojshmëri ofertuesish dhe opsionesh. Një “uragane” pra që siç kuptohet fillesat e veta i ka tek heqja e pozitave monopolistë (dhe me pas dominuese) në prodhimin e energjisë elektrike dhe tregtimin me shumicë.
Për këtë së pari e nevojshme bëhet inkuadrimi i zhvillimeve të tregut më shumicë i cili do të jetë dhe objekti kryesore i trajtimit këtu në vazhdim. Treg që më hyrjen në fuqi të Paketës së Tretë Rregullatore, në perputhje me objektivin për të përfunduar tregun e brendshëm të energjisë deri në 2014, po avancon në mënyrë shumëpalëshe drejt integrimit të plotë në një zonë të vetme evropiane të energjisë elektrike. Pra siç kuptohet e gjitha avancon nëpërmjet iniciativave rajonale, në kuadër të së cilave edhe Komuniteti i Energjisë të tregut ku bënë pjesë Shqipëria, në tetor 2011 ka vendosur të inkuadrohet më afat të fundit të transpozimit deri më 1 janar 2015.
Në këtë kuadër, Rajoni i 8-të në qendër të veprimtarisë koordinuese ka vënë Planin Rajonal të Veprimit për hapjen e tregut me shumicë në EJL (SEE RAP), i cili përcakton hapat për integrimin në tregun rajonal. Me specifikisht, piketat e veprimit në harmoni dhe më modelin e synuar evropian të energjisë elektrike, mbështet në katër targetet ndër-rajonalë, që janë: llogaritja e plotë e kapaciteteve, alokimet në periudha afatgjata, ankandi i përbashkët (për ditën pas), dhe ankandi i vazhdueshëm ndërkufitar ditor.
Më shumë se sa trajtimi teorike i secilës kategori më vete, për lexuesin e thjeshte, me rendësi gjykohet të jetë njohja e situatës faktike që ka rrjedhur në vijim. Të gjitha vendet e rajonit, kanë implementuar mekanizmat e tregut për ankandet ndër-kufitarë. Kështu, janë futur tashmë në logjikat e tregut të gjitha alokimet vjetore dhe mujorë, dhe vetëm në disa vende alokimet javore dhe ditore. Alokimet ndër-ditorë janë gjithashtu prezentë në disa raste, por gjithsesi mbeten jashtë zgjidhje të bazuar në treg (d.m.th. sipas parimit i pari shërbehet).
Për më tepër, disa shtete anëtarë të BE-së në rajonin e 8 kanë filluar të adoptojnë ankandet e përbashkëta si p.sh. midis Serbisë dhe Kroacisë. Që nga janari 2013, Serbia dhe Rumania bashkërisht organizojnë ankande të koordinuara afatgjatë dhe afatshkurtër të kapaciteteve të tyre ndërkufitarë. Gjatë këtij viti gjithashtu Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria kanë ndërmarrë krijimin e një zyrë të përbashkët të koordinimit të ankandeve (ankandet vjetore, mujorë dhe ditorë). Rumania ka shpallur interes për t'u bashkuar me mekanizmin e përbashkët të tregut në mes Republikës Çeke, Sllovake dhe Hungareze.
Drejtime pra në të cilin janë bërë hapa të rëndësishëm, jo vetëm me shpalljen e vullnetit të përbashkët për bashkëpunim, por me ndjekjen edhe të veprimeve konkrete nga të gjitha palët e involvuara. Në këtë kuadër, sa dinamikë dhe sfidues, ajo që bie në sy është se Shqipëria kufizohet vetëm me transpozimet “minimale” të kapaciteteve të saj ndërkufitarë dhjetore dhe mujore. Natyrisht, dhe për këto të fundit, pikëpyetje të shumta ngrihen nga ekspertet e sektorit mbi kriteret e përgjithshme të organizmit dhe vecanërisht të transparencës.
Në mbyllje, pra siç edhe shikohet, të gjitha elementet e SEE RAP mund të zbatohen brenda kuadrit ligjor të Paketës së Dytë Rregullatore. Ndërhyrjet e nevojshme në legjislacionin kombëtar të secilit shtet bëhen në mënyrë graduale duke përgatitur terrenin për zbatimin rajonal në tërësi të Paketës së Tretë. Kuadër që mungesën e progresit konkret në rastin e Shqipërisë e bene edhe më zhgënjyese në kontekstin e trumbetuar për aspirata lidershipi në rajone dhe më gjerë. Sigurisht, për këtë duhet vetëdija që një sërë aspektesh janë të qenësishme, ku ndër të tjera përveç vullnet politik, nxitja dhe angazhimi në nismat cilësore që bëjnë të mundur përkthimin e ideve në realitet.
Note: To an integrated access, to the full archive, you must subscribe to obtain an upgrade of status to full qualification of membership.