Kuadri Normative Ekonomike dhe Tregu Energjetikë
Pjese e Drejtimit Studimore mbi te Drejtën Ekonomike te Tregut Energjetikë
Publikuar: Dr. Lorenc Gordani | E Enjte, 20 Gusht 2015
Kuadri Normative Ekonomike dhe Tregu Energjetikë
Pjese e Drejtimit Studimore mbi te Drejtën Ekonomike te Tregut Energjetikë
Publikuar: Dr. Lorenc Gordani | E Enjte, 20 Gusht 2015
Kuadri Normative Ekonomike dhe Tregu Energjetikë
Pjese e Drejtimit Studimore mbi te Drejtën Ekonomike te Tregut Energjetikë
Publikuar: Dr. Lorenc Gordani | E Enjte, 20 Gusht 2015
Kuadri Normative Ekonomike dhe Tregu Energjetikë
Pjese e Drejtimit Studimore mbi te Drejtën Ekonomike te Tregut Energjetikë
Publikuar: Dr. Lorenc Gordani | E Enjte, 20 Gusht 20155
Kuadri Normative Ekonomike dhe Tregu Energjetikë
Pjese e Drejtimit Studimore mbi te Drejtën Ekonomike te Tregut Energjetikë
Publikuar: Dr. Lorenc Gordani | E Enjte, 20 Gusht 2015
Kuadri Normative Ekonomike dhe Tregu Energjetikë
Pjese e Drejtimit Studimore mbi te Drejtën Ekonomike te Tregut Energjetikë
Publikuar: Dr. Lorenc Gordani | E Enjte, 20 Gusht 2015
Kuadri Normative Ekonomike dhe Tregu Energjetikë
Pjese e Drejtimit Studimore mbi te Drejtën Ekonomike te Tregut Energjetikë
Publikuar: Dr. Lorenc Gordani | E Enjte, 20 Gusht 2015
Kuadri Normative Ekonomike dhe Tregu Energjetikë
Pjese e Drejtimit Studimore mbi te Drejtën Ekonomike te Tregut Energjetikë
Publikuar: Dr. Lorenc Gordani | E Enjte, 20 Gusht 2015

Kuadri Normative Ekonomike dhe Tregu Energjetikë

Pjese e Drejtimit Studimore mbi te Drejtën Ekonomike te Tregut Energjetikë

Publikuar: Dr. Lorenc Gordani | E Enjte, 20 Gusht 2015

Fakultete: Juridik / Shkenca Politike / Ekonomike / Inxhinierike

Niveli: Bachelor dhe Master

Orë mësimi: Në auditor 90 (60 + 30)

Gjuha: Ne Shqip, Anglisht, Italisht, etj.

Përshkrimi

Lënda do të këtë për objekt gjithëpërfshirës rregullimin e tregut energjetikë në perspektivën e integrimit evropian. Aktualisht, reforma që ka përfshirë sektorin energjetikë, korrespondon me angazhimin për krijimin e një tregu të energjisë plotësisht të hapur dhe ndërlidhur nëpërmjet dinamikave konkurrente. Proces që tanimë përbën realitetin në nivele rajonal dhe po sjellë eliminimi e të gjitha barrierave si dhe operimin me mekanizma të njësuar në të gjitha tregjet energjetikë nën parashikimin e integrimit të plotë ndërrajonalë për vendet e BE-së dhe nga 2018 për Shqipërinë në kuadër të EnCT.

Evoluim që bënë të domosdoshme dhe njëkohësisht te pashmangshme nevojën për njohje dhe të kuptuar të tregjeve të rregulluar dhe operimin nëpërmjet profileve telemaktike për shfrytëzim e plotë nëpërmjet një qasje tekniko-normative ndërdisiplinore me vokacion të aplikuar. Në mbështetje të filozofisë mbi avantazhet e konkurrueshmërisë së tregut dhe nevojën për studime dhe profilizime mësimdhënëse të avancuar, kjo lënde vjen si pikënisja e përbashkët më e mirë për aktivizimin e interesit akademike në shërbimin publike në përputhje me të gjithëpranishmin interesi për rritje dhe zhvillim ekonomikë të konsoliduar e të qëndrueshëm.

Objektivat

Për sa më sipër dhe në përputhje me target-et e përgjithshme të këtij kursi për të ndihmuar të kuptuarin e funksionimit të tregjeve të liberalizuar dhe mekanizmave të posaçëm që drejtojnë “tregjet e rregulluara” ku bënë pjese dhe ai energjetikë:

- Për një kuadër të thelluar do të niset me përshkrimin historik të formave të ndryshme të ndërhyrjes publike në ekonomi. Më tej kujdes do t’i kushtohet rolit të institucioneve dhe normativës komunitare dhe rregullimit ligjore pas viteve ‘90, përmes tre ndërhyrjeve me të cilat merre zhvillim liberalizimi progresive i sektorit energjetikë drejt inkuadrimit në një treg plotësisht konkurrente.

- Në këtë kuadër, objektin specifike të lëndës do ta përbëjë disiplina dhe instrumentet e nevojshëm që lejojnë të kuptuarin e impakteve të proceseve integruese në sektorin energjetikë Shqiptarë. Objektivë që do të arrihet duke sintetizuar në një strukturë të evoluar kuadrin kompleks dhe karakteristikat heterogjene që ndërveprojnë nëpërmjet krahasimit të dy modeleve klasikë par excellence siç është ai angleze kundrejt atij te Evropës veriore, si dhe ndikimin efektiv të acquis-it te BE-se në procesin legjislative të brendshëm nëpërmjet modeleve më tipike të shfaqjes si p.sh. ai i kuadrit normative italiane, përveçse studimit të tendencave konvergjente harmonizuese në zhvillim në disa nga vendet më përfaqësues të BE-së dhe zhvillimet e njëkohshme të pjesëmarrësve në të ashtuquajturin tregun e 8-të rajonal ose EnC SEE.

- Në këtë kuadër tiparet më përcaktuese të liberalizimit të kontekstit shqiptare që analizohen në veçanti në mënyre të thelluar janë shkalla e unbundling, niveli i hapjes së siguruar ndërmjet së drejtës për hyrje në rrjet të palëve të treta (TPA) dhe njohjen e statusit të konsumatorëve të kualifikuar si dhe të drejtës për switching, menaxhimin e kongjestioneve dhe alokimin e kapaciteteve, funksionet dhe pavarësia e NRA-ve, zbatimi i detyrimeve të shërbimit publik, shkalla e zhvillimit të tregut të brendshëm si dhe integrimi në nismat mbi tregjet e përbashkët rajonale dhe evoluimi i projektit kuadër të NWE DA.

- Ndërtim që mundëson formimin e një opinioni të mirë argumentuar mbi problemet më të fundit që kanë shënuar sektorin energjetikë Shqiptarë. Njohje që konsiderohet e qenësishme për shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve të tregut si dhe për plotësimin e mëtejshëm të vetë procesit integrues të BE-së. Profile që bëjnë të nevojshëm përmbylljen me përvetësimin e instrumenteve aktuale të operimit në bursat energjetike dhe ato të shërbimeve financiare, duke përcjelle dhe aftësimin për të kuptuar principet e operimit në kuadër të procesit të liberalizimit dhe mbështetjen e hyrjes së aktoreve të rijnë me shtrirje të njëkohshëm në nivele kombëtarë e rajonal si dhe më gjerë në të gjithë BE-në.

- Pikëmbërritje e cila ndihmon për të sintetizuar në mënyre gjithëpërfshirëse të kuptuarin e një reformë objektivisht komplekse dhe në mënyrë të pashmangshme subjekt të rimodelimeve me impaktë jo pak të rëndësishëm ekonomik, veçanërisht për vendet me pak tradite te gjatë  në governace institucionale dhe financiare (siç dëshmohet nga përvoja falimentare e ČEZ në Shqipëri), si dhe nevojën urgjente të një përqasje me strategji të integruar dhe të moduluar të “trazitimit” nga një treg i përqendruar në atë të rregulluar me dinamika konkurrenciale të efektshme.

Për sa me sipër programi i mësimdhënës ndërtohet me leksione frontale, seminare e diskutime të cila do të ndërthuren dhe pasurohen me raste studimore të marrë nga realiteti shqiptarë, ai i vendeve direkt të interesit ose ato që shënojnë tendencat më të fundit në kuadrin Evropianë. Për këtë gjatë zhvillimit të kursit, aktiviteti didaktik do të pasurohet me ndërthurje eksperiencash që do vijnë nga pjesëmarrja e eksperteve kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës së drejtës publike ekonomike, asaj rregullatore dhe në veçanti energjetike.

Përmbajtja

1 MENAXHIMI I RESURSEVE ENERGJETIKE NË KONTEKSTET KOMBËTARE

Tema I – Inkuadrimi teorik i kuadrit të parareformës së sektorit energjetikë.

1. Inkuadrimi teorik i së drejtës publike ekonomike.

2. Fillesat e organizimit të sektorit energjetike në Evropë.

3. Profili historik i zhvillimit të ndërhyrjes publike në shërbimet energjetikë.

4. Ndërtimi i kuadrit të shërbimeve publike energjetikë dhe i tregjeve të rregulluara.

5. Inkuadrimi i sektorit energjetikë si një shërbim publik.

6. Perspektiva praktike e pronësisë publike dhe e shtetëzimeve.

7. Specifikat e nacionalizimit të sektorit energjetik në Evropën Perëndimore dhe Lindore.

2 FILLESAT E LIBERALIZIMIT TË TREGJEVE KOMBËTARE

Tema II - Principet themelore në Traktatet e Komunitetit Evropian

1. Faza e parë e avancimit dhe miratimi në mënyrë derivate të rregullave specifike.

2. Konceptimi i energjisë elektrike si mall dhe shërbim.

3. Instaurimi i periudhës së dytë dhe “inkuadrimi” ndaj rregullave të konkurrencës për kategoritë e shërbimeve të interesit të përgjithshëm ekonomik.

Tema III - Shfaqja e formave të liberalizimi të sektorit energjetikë

1. Fillesat në vendet e Amerikës Latine dhe shtetet e ndryshme të SHBA-së.

2. Format e hershme në Britaninë e Madhe dhe në vendet e para evropiane.

3. Analiza teorike e perceptimit të monopoleve natyrore.

4. Vëmendja në rritje e organeve komunitare përgjatë viteve 1980-90.

5. Dy direktivat e ‘90 për transparencën e çmimeve dhe mundësinë e tranzitimit në rrjetet ndërkombëtare.

Tema IV - Transformimet e paradigmës së ndërhyrje publike në sektorin energjetike

1. Modeli i shoqërive tregtare me kapital publik.

2. Arsyet e domosdoshmërisë së pjesëmarrjes private.

3. Teoritë rregullatore të kalimit nga shteti monopolist në atë rregullatorë si dhe krahasimi i modeleve.

4. Konceptimi kompanive vertikalisht të integruar.

5. Krijimi i autoriteteve administrative të pavarura dhe karakteristikat e tyre.

6. Konkurrenca në gjenerim, në tregtimin me shumice dhe atë me pakicë.

7. Principet e price cap në sistemin monopolistë.

4 MIRATIMI I PAKETËS SË PARË TË ENERGJISË SË BE-Së

Tema V - Adoptimi i direktivave 96/92/CE dhe 98/30/CE.

1. Afirmimi i paradigmës mbi konkurrencën në marrëdhëniet ekonomike dhe menaxhimin e shërbimeve publike.

2. Ndarja kontabël e menaxhimit dhe e infrastrukturës nga prodhimi dhe furnizimi.

3. Njohja e së drejtës së hyrjes në rrjetit të palëve të treta.

4. Forcimi i pavarësisë së autoriteteve administrative.

5. Hapja e tregut me shumicë dhe e furnizimit të lirë për konsumatorët e mëdhenj.

Tema VI - Eksperiencat e para të liberalizimit.

1. Eksperiencat që i paraprinë miratimit të paketës së parë të energjisë: modeli angleze, norvegjezë.

2. Modeli i njëkohshëm spanjollë.

3. Implementimi në kuadrin normative italian të paktës së parë: adoptimi i dekreti Bersani 79/1999 dhe dekreti Letta 164/2000.

4. Kalimi përtej kufirit minimale të planifikuar nga ndërhyrjet e BE-së.

5. Hapja drejt kapitaleve private të “kolosëve publike”.

Tema VII – Problemet e lidhura me rregullimet e sektorëve strategjike.

1. Fenomeni i ndërhyrjes ligjore, liberalizimet dhe privatizimet.

2. Disiplina e konkurrencës efecientë të tregut.

3. Tregjet jo kompletë, informacion asimetrik, kriza dhe ciklet ekonomike, fenomeni i falimentimeve të tregjeve.

4. Sektori publik në një ekonomi mikse dhe shërbimet e rëndësisë strategjike.

5. Disiplina speciale e sektorëve të veçante: nga ato me shtrirje lokale në ato kombëtare.

6. Paradigma e shërbimeve universale.

7. Disiplina e përgjithshme e ndalimit të përqendrimeve, marrëveshjeve dhe abuzimit me pozicionin dominues.

8. Politikat komunitare në mbrojtje të konsumatorëve.

KORNIZA E KUADRIT TE RI TË VENDOSUR NË SHQIPËRI

Tema VIII – Transformimet politike dhe institucionale në Shqipëri.

1. Përshkrim mbi kuadrin e së drejtës publike ekonomike.

2. Transformimet e thella të sektorit energjetik shqiptarë: nevoja për liberalizim dhe fillimi i tkurrjes së sektorit publik nga profilet e kuadrin energjetikë si dhe mundësitë që krijohen nga bashkëpunimi ndërinstitucionalë.

3. Memorandumi i Mirëkuptimit të Athinës i 15 nëntor 2002, për integrimin e sektorit energjetik shqiptarë në tregun rajonalë të energjisë të Evropës Jug-Lindore.

4. Sinkronizimi me rrjetin UCTE.

Tema IX – Miratimi i kuadrit të ri normativ më 2003.

1. Ligji për sektorin e energjisë elektrike dhe strategjia kombëtare.

2. Projektimi drejt një zhvillim të plotë të një tregu performues.

3. Proceset integruese evropiane dhe zbatimi i acquis në legjislacionin kombëtar.

4. Liberalizimi dhe profilet e strukturuara të tregut me shumicë dhe pakicë.

5. Integrimi në iniciativat rajonale.

6. Mekanizmat e vendosjes së çmimeve dhe tarifave në konsideratë të cilësisë së shërbimit.

7. Plotësimi i integrimit të tregjeve dhe ndërlidhja ndërmjet vendeve fqinje.

MIRATIMI I PAKETËS SË DYTE TË ENERGJISË SË BE-SË

Tema X – Miratim i paketës së dytë të energjisë në nivel evropian.

1. Direktiva 2003/54/CE dhe Direktiva 2003/55/CE.

2. Rregulloret e transportit mbi liberalizimin tërësisht të sektorit.

3. Hapja e plotë e tregut edhe nga ana e kërkesës për të dy sektorët, duke filluar me konsumatorët industriale nga 1° korrik 2004.

4. Kompletimi për të gjithë konsumatorët nga 1 korrik 2007.

Tema XI – Vijimi i reformave për Shqipërinë.

1. Nënshkrimi i Traktatit 2006/500/CE më 29 maj 2006 dhe angazhimi për adoptimin e acquis evropiane për energjinë.

2. Liberalizimi i tregut të energjisë për konsumatorët e mëdhenj nga 2008 dhe hapja e plotë për të gjithë konsumatorët deri në vitin 2015.

3. Ligji 9946/2008 për sektorin e gazit natyror.

4. Masat e tjera të interesit në implementim e Ligji 9072/2003.

5. VKM e 19 mars 2008 n. 338 mbi modelin e tregut elektrik në Shqipëri.

MIRATIMI I PAKETËS SË TRETE TË ENERGJISË SË BE

Tema XII – Hyrja në fuqi e paketës së tretë.

1. Ndërhyrja për të korrigjuar praktikat në kundërshtim me tregun (19 shtator 2007).

2. Marrëveshja politike në Këshillin e janarit te 2009 për hyrjen në fuqi të paketës se tretë.

3. Përmbajta e dy Direktivave dhe tre Rregulloreve.

4. Mundësia midis tre zgjidhjeve për rrjetet e transmetimit për shtetet anëtare.

Tema XIII – Afati i implementimit të plotë të tregut të integruar.

1. Vendimi i Këshillit Evropiane të 4 shkurtit 2011 për realizimit e plotë të tregut të brendshëm deri në vitin 2014.

2. Marrja e angazhimit të ENCT për adoptimin brenda vitit 2015 të Paketës së tretë për energjinë të BE-së.

3. Përmbajta për Shqipërinë e vendimit të 6 Tetor 2011 në kuadër të EnCT.

4. Zhvillimet e interesit në vendet anëtare të tregut rajonale të 8-të.

PROCEDIMI DREJT FORMIMIT TE TREGUT TE INTEGRUAR ENERGJETIKË

Tema XIV – Masat e implementimit te acquis lidhur me hapjen e plotë të tregut.

1. Instaurimi i zyrës për zhvillimet e ankandeve të përbashkët në Evropën Jug-Lindore (SEE CAO).

2. Përpjekjet në sektorin e gazit: përgatitja e kuadrit ligjor që lidhet me projektin TAP dhe Unazën e Gazit.

3. Intensifikimi i burime të brendshme me ndërtimin e HEC të reja dhe centraleve eolike me anë të formulave koncesionare.

4. Interesi i shprehur nga investitorët e huaj dhe fenomeni i zvarritjeve të projekteve.

5. Rritja e kapaciteteve në transportin e tensionit të lartë.

INSTRUMENTET E OPERIMIT TE TREGUT TE INTEGRUAR

Tema XV – Funksionimi i bursës energjetike.

1. Modelet e bursave të energjisë: market pool dhe power exchange.

2. Hyrja në funksion sipas meritës ose kostos margjinale. Zgjedhja e kohës së prodhimit.

3. Limitet që rrjedhin nga rrjetet. Llogaritjet për çmimet spot ose modulare.

4. Tregu i kontratave Forward (bilaterale, OTC), tregu i ditës përpara, tregu ndër-ditor, tregu i axhustimeve, tregu i shërbimeve të dispeçerimit (rezervës, modulimit, etj.), tregu i kapaciteteve, tregu i produkteve financiare, derivate.

5. Regjistrimi në platformat e konti energjisë.

Tema XVI – Forma e organizimit për tregun shqiptarë të energjisë.

1. Inkuadrimi në modelin rajonal të ENCT.

2. Interesi për formë teorike ose transitore.

3. Modeli definitive në projektim Europe-wide single price coupling.

4. Zgjidhja e PCR për integrimit të plotë në një treg të vetëm.

5. Modeli target i BE-në për shkëmbim në Capacity Allocation and Congestion Management - CACM.

6. Market Coupling me dhe pa kapacitete interkoneksioni (roli i ENTSO-VE).

PROFILET TË REJA SPECIFIKE TË OPERIMIT

Tema XVII – Përcaktimi konkurrent i çmimeve.

1. Konceptimi historik i çmimeve në teori.

2. Elasticiteti i kërkesës: Peak dhe off peak pricing.

3. Çmimi margjinalë dhe çmimi mesatar.

4. Investimet mbi kërkesën. Barrierat e çmimeve eficiente.

5. Pagesat në tregjet pool, sipas Market clearing price - MCP dhe Pay as Bid - PaB.

6. Tipologjitë e gjenerimit: optimizmi. Dominimi në treg. Çmimet e tregut.

7. Kosto implicite dhe ato të rezervës. Ekuilibri i tregut.

8. Rasti i centraleve hidroelektrike: strategjia e çmimeve.

Tema XVIII – Kostot e përgjithshme të sistemit.

1. Konflikti i incentivëve.

2. Roli dhe efekti i humbjeve. Studim i rasti Cez.

3. Zgjedhja optimale e investimeve. Kthimi i investimeve në praktike.

4. Operatorët e rinj në tregun energjetikë dhe atë të gazit. Kriteret për zgjedhjen e furnizuesit.

5. Klientët në tregun e lirë. Përbërja e zërave të faturës.

6. Produktet financiarë të tregut energjetikë: kontratat fizike dhe kontrata e diferencave.

7. Kontratat swap, vanilla swap, caps e floors.

SFIDAT DREJT TREGUT ENERGJETIKË TE INTEGRUAR

Tema XIX – Nevoja ndërtimit të kushteve paraprake të konkurrencës.

1. Funksionimi i tregut kombëtare në një mjedis konkurrues.

2. Ndërveprimi në një treg të integruar nën-rajonal apo rajonale.

3. Kalimi në tregun e integruar evropianë.

4. Integrimi dhe kalimi për çdo vend anëtar të ENCT nga marrëveshjet dypalëshe në ankandet eksplicite në sistemin e ankandeve implicite.

Hapja e plotë e tregut të brendshëm deri në vitin 2018.

Tema XX – Modeli EU CACM.

1. Mekanizmi që lidhet me rrjetet e transportit dhe alokimin e kapaciteteve të menaxhimit të mbivendosjeve.

2. Kostot për kongjestionet.

3. Konvergimi drejt një modeli të bashkërenduar për kompletimin e tregut të brendshëm.

4. Operimi nga qershor 2013 të SEE CAO, për koordinimin e ankandeve për EJL.

5. Roli i linja të transmetimit dhe caktimi i rentës.

6. Opsionet mbi investimet dhe marrja e vendimeve.

Tema XXI – Zhvillimet e ardhshëm në tregun e 8-të.

1. Platforma e detyrimet që do të duhen të ndërmerren nga çdo treg kombëtar përfshire edhe Shqipërinë në kuadër të ENCT.

2. Angazhimet për të përmbyllur implementimin e legjislacionit të BE-së brenda vitit 2015.

3. Periudha e parës deri më 31 dhjetor 2012: nevoja për njohje (ose përmisime të përkufizimit) të statusit të klientit të kualifikuar dhe metodologjitë për llogaritjen e tarifave.

Tema XXII – Raundi definitive i masave fillimisht parapare brenda 31 korrik 2013.

1. Nxjerrja jashtë kuadrit të çmimeve të rregulluara të gjithë konsumatorëve të kualifikuar.

2. Pasqyrimi dhe përfshirja e të gjitha shpenzimeve në tarifën finale.

3. Ndërtimi i një kuadri mbi konsumatorët në nevoje që parashikon zhvendosjen e skemës së ndihmës nga sektori i energjisë në sistemin kombëtar të asistencës sociale.

4. Zëvendësimi i kontratat të furnizimit me ngarkesë të plotë me kontratat bazë, dhe reduktimi i vëllimeve nga viti në vit.

5. E drejta e ish-incumbent-it publike (si çdo prodhues) për të shitur energjinë e tepërt (ose te programuar) në tregun kombëtare dhe atë rajonale.

6. Implementimi me përfshirjen ne tregun afat-shkurtër.

Tema XXIII – Krijimi i likuiditetin për tregun DAM.

1. Krijimit i një tregu rajonalë të energjisë nisur nga përmasat e vogla të tregut të brendshëm.

2. Krahasimi me modelet e testuar në shtatë tregjet e referimit te energjisë.

3. Preferenca për qasjen e decentralizuar aktualisht tek modeli CWE dhe atë GB.

4. Përqasjen operative bazë të projektit Europe-wide single price coupling për vendet anëtare të EnCT.

VLERËSIME PËRMBYLLËSE NE LIDHJE ME KUADRIN E RI

Tema XXIV – Avantazhet e tregut te integruar

1. Rritje e konkurrencës, transparencës, sigurisë, zhvillimit teknologjikë, kujdesit për ambientin, e në kompleks një zhvillim i qëndrueshëm.

2. Incentivët dhe certifikate jeshile. Ndryshimet në mekanizmat ndihmëse.

3. Certifikatat e bardha dhe masat për eficiencë.

4. Normativa evropianë dhe shqiptare mbi reduktimin e konsumit.

5. Tregu i TTE. Protokolli i Kyotos dhe mekanizmat fleksibël.

6. Segmentet e tregut të karbonit dhe plani i masave të Shqipërisë.

7. Tregu i organizuar i certifikatave.

8. Etapat e mirë caktuara të kalimit. Skenarët energjetikë për 2020, 2030 dhe 2050.

Tema XXV – Inkuadrimi i përgjithshëm përmbyllës.

1. Nevoja e zhvillimit të një strategjie të integruar planifikuese.

2. Përthithja e mekanizmave analitik fleksibël të referencës.

3. Proceset e vendimmarrjes operative.

4. Realizimi i plotë i paradigmës së efikasitetit konkurrent.

5. Krijimi i një trait d'union bashkëveprues të commodity view me detyrimet e shërbimit publik në përputhje me interesin e përgjithshëm ekonomik.

Literatura

Literatura bazë e detyrueshme:

(i) Shënimet e marra gjatë leksioneve dhe të vëna në dispozicion në një faqe internet të dedikuar dhe me ekses për qëllime didaktike.

(ii) Materiale të rekomanduara të vëna në dispozicion në faqen web të dedikuara nga docentit.

(iii) Slide-t të shfaqura dhe të përpunuara nga docenti.

Literatura e rekomanduar:

(i) V. Termini, Energia e istituzioni europee, in L'Unione europea nel XXI secolo, a cura di S. Micossi e G.L. Tosato, Il Mulino, 2008.

(ii) G. Pireddu, Economia dell'energia. I fondamenti, Pavia University Press 2009.

(iii) D. Kirschen, G. Strbac, Fundamentals of power system economics, John Wiley and sons, 2004.

Rezultate e synuara plotësimin e plote te programit didaktik

Pajisje e studentëve me një kuptim të plotë të organizimit të tregjeve të energjisë elektrike të liberalizuar, të parimeve ekonomike që qeverisin funksionimin dhe rregullat që rregullojnë sjelljen e operatorëve. E gjitha do të çoje studentet të kenë bazën teknike juridike dhe ekonomike te kualifikuar për analizën e tregut dhe për të kuptuar zhvillimet e tregjeve te energjisë ne Shqipëri dhe të atij rajonale dhe evropiane.

Përgjatë zhvillimit konkret të kursit do të operohet me objektivat të ndërmjetëm dhe ato finale për te arritur aftësimin e pavarur ne përdorimin e instrumenteve themelore për të operuar në rrethanat e reja të tregut të energjisë. Rezultante finale e së cilës është që t’i transferoj studentëve bagazhin e kapacitete ndërdisiplinore të integruara që aftësojnë të vepruarin në mënyre të pavarur në skenarët dinamike në ndërtim e sipër ne nivel kombëtare e atë më gjerë ndërrajonalë.

Vlerësimi Final

Certifikimi final do te ndiqe ne baze te një metodike vlerësimi e cila bazohet ne kriteret e me poshtme: Niveli i diskutimit në seminare (20%); Provimi i ndërmjetëm (20%); Detyrë kursi: punë në grup ose ese individuale rreth 10000 fjalë (15%); Provimi përfundimtar (45%).

Back to top ↑