I Nderuar Lexues,
ACERC është një qendër think tank qe po shikon çdo dite e me shume një interes te gjere përfshirje nga aktoret e tregut energjetikë shqiptarë dhe me gjere ato rajonal e te BE-se. Ne kuadër te qasjes për një përfaqësim gjithëpërfshirëse ACERC është e hapur për kontributet e te gjithë aktoreve qe synojnë promovimin e një liberalizimi dhe integrimin efektiv rajonal si dhe ndërtimin e një modeli tregu qe stimulon përdorimin efikas të burimeve të energjisë. Një qasje kjo qe synon te realizohet nëpërmjet ndërtimit te raporteve profesionale te hapura dhe transparente mbi profilet e tregut energjetikë dhe aspektet e ndërlidhura.
Për sa me sipër Qendra Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë - ACERC, e themeluar si një qendër think tank me synime hulumtuese dhe këshillëdhënëse mbi tregun energjetikë Shqiptare, ne kuadrin e integrimit rajonal dhe atë evropiane te energjisë (IEM), synon nxjerrjen e raporteve, artikujve dhe periodikeve. Mbajtjen edhe nëpërmjet partnereve te aktiviteteve mbështesë ne ngritjen e kapaciteteve, si seminare, trajnime dhe konferenca kombëtare dhe rajonale. Iniciativa qe plotësohen duke avokuar në sektorin e energjisë për të promovuar ngritjen e një forumi si Shkollën Shqiptare Rregullore.
Ne kete drejtim ACERC është e hapur për çdo forme bashkëpunimi, ku angazhimi i secilit do reflektoj kapacitet, vullnetin dhe përkushtimin profesional. Për sa me sipër, ftohen te gjithë aktoret e interesuar ne ndërtimin e një rrjeti bashkëpunimi te ndërsjellët mbi profilet e një qendre think tank, si individë ne formën e “eksperteve te asocuar” ose si "partner institucionale". Për kete, ftojmë te merrni kontakte me Sekretariatin e ACERC, për te vijuar komunikimin mbi format specifike te bashkëpunimit ne fusha e interesit te përbashkët, te bindur qe kjo do te jete dhe rruga me e mire qe do te sjelle inkuadrimin ne një nivele me te larte te dialogut ndërinstitucionalë te shoqërisë civile dhe përfaqësuesve te institucioneve publike.
The network of the ACERC partners, supporters and sponsors include among others
For more about visit the dedicate section