Takim organizuar nga Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit me datë 21 korrik 2015, në Vila Tafaj, ora 10:00.
Përditësuar: 15 korrik 2015
Të nderuar miq, Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit ka kënaqësinë t’ju ftojë në takimin me temë “Arritjet dhe Sfidat e Shqipërisë drejt Traktatit të Komunitetit të Energjisë".
Ky takim ka për qëllim të nxjerrë në pah progresin që Shqipëria ka në drejtim të përmbushjes së detyrimeve përkundrejt këtij traktati ku me rendësi për tu përmendur janë çështjet mbi efiçencën e energjisë, shfrytëzimi i energjive të rinovueshme, siguria energjetike dhe liberalizimi i tregut të energjisë.
Gjatë takimit do diskutohen mbi paketat ligjore që janë transpozuar dhe sfidat që vendi jone ka në implementimin e këtyre paketave. Në vazhdim do diskutohet edhe mbi rrugëtimin drejt përafrimit të ligjeve të detyrueshme si pjesë e këtij traktati. Në këtë takim do shpërndahet edhe studimi që IMMT ka kryer në kuadër të Programit Seniora “Auditimi Energjitik i Ndërtesave Publike”.
Të ftuar në takim do jenë përfaqësues nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Mjedisit, Përfaqësues nga Organizatat Jo Fitimprurëse, ekspertë të pavarur të energjisë dhe mjedisit, student.
Takimin do mbahet me datë 21 korrik 2015, në Vila Tafaj, ora 10:00.
Agjenda
10:00 -10:15 Hapja e takimit Meivis Struga - Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit
10:15 -10:30 Fjala Përshëndetëse Rezart Kapedani - Qendra Rajonale e Mjedisit
10:30 -11:15 Politikat e “Traktatit të Komunitetit të Energjisë” Arritjet dhe Sfidat e Shqipërisë rreth zbatimit të direktivave dhe rrugëtimi drejt përafrimit se direktivave të këtij traktati Ardian Islami - Ministria e Industrisë dhe Energjitikes
11:15 -11:30 Pushim Kafeje
11:30-12:15 “Liberalizimi i tregut të energjisë në kuadrin rajonal të tregut të përbashkët evropian të energjisë” Dr. Lorenc Gordani, Drejtor i ACERC & Profesor i se Drejtës Evropiane
12:15-13:00 Diskutim i Hapur
13:00 Mbyllja
The network of the ACERC partners, supporters and sponsors include among others
For more about visit the dedicate section