Follow Us

AEM Group in LinkedIn
Albania Energy Market in Facebook
Twitter Page of the ACERC

Forum i mbajtur për të 7 vit radhazi me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, 15-16 Tetorit, ne Hotel Sheraton, Tiranë

Qendra Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë (ACERC) morri pjesë në Forumin Ballkanik të Energjisë e Financave, zhvilluar për te 7 vit radhazi me fokus mbi forcimin e bashkëpunimit rajonal, mbajtur per here te pare ne Tirane midis 15-16 Tetor, ne Hotel Sheraton. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomike, ne dite e sotme është tërësisht i ndërvarur nga politikat energjetike. Këto te fundit konvergojnë drejt krijimit te një tregu konkurrentë, kërkimit te forma te përdorimit gjithnjë e me te gjera te resurseve te rinovueshme dhe rritjes se sigurisë energjetike. Ne këtë kuadër viti 2014 shënoi hapa te rëndësishëm e vendimtare ne drejtim te plotësimit te tregut te përbashkët te energjisë për vendet e BE-se.

Dr. Lorenc Gordani - Cover Presentation

Inkuadrim, qe nder te tjera ne kuadër te proceseve integruese, synohet edhe nga vendet e Ballkanit perëndimore te përfshira tashme ne fazën intensive te plotësimit te kuadrit ligjore dhe rregullatorë. Plotësim qe nuk mund te jete i plote e funksionale pa ndërtimin edhe te kapaciteteve te reja infrastrukturore dhe ndërlidhëse.

Projeksion i cili kërkon ofrimin e investimeve kapitaleve te rëndësishme te cilat behën te mundura për secilin vend vetëm me ane te përballimit te sfida e liberalizimit nder te cilat bene pjese ndërtimi i një ekonomie funksionale dhe tregu te hapur e konkurrente. Pikërisht inkuadrimi i mësipërm ishte edhe një nga objektivat kryesore, përgjigjet e cilës kërkoi te adresoj dhe mbajta e kësaj konference duke shndërruar kryeqytetin Shqiptare gjate datës 15-16 ne kryeqendrën për energjinë ne Evropën Juglindore.

Nisur nga sa me sipër, ACERC e përfaqësuar nga Av. Lorenc Gordani, PhD, kërkoi nder te tjera ti përgjigjej dilemave, te cilat përforcohen dhe me tepër për Shqipërinë ne kuadër te faktit te rëndësishëm te mbajtjes se presidence se radhës se Këshillit Ndërministrore (MC) për vitin 2015, mbi target qe do duhet te synohen si vendimtare ne drejtim te dhënies se një sinjali pozitive për investitorët. Si dhe cila do te jene masat qe do te duhet te marre ne veçanti Shqipëria për specifikat qe ka ne tërheqjen e këtyre investimeve. Për me shume ju ftojmë te gjeni slide e bashkëlidhura.

Copyright © All Rights Reserved ACERC 2013-2015 - Powered by AEM | Disclaimer