Follow Us

AEM Group in LinkedIn
Albania Energy Market in Facebook
Twitter Page of the ACERC

Qendra Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë

Letër drejtuar vizitoreve ne fazën tranzitore te website-tit te ACERC-s

Ftese e hapur drejtuar aktoreve te interesit ne fillesat e ACERC-se

Publikuar me 1 Korrik 2013

I nderuar lexues,

Se pari, te falënderojmë përzemërsisht për kohen dhe konsideratën qe po na dedikoni. Prezencë qe është shume e nderuar dhe domethënëse ne objektivin tone për te fituar vëmendjen e publikut te gjere përves se te personaliteteve dhe përfaqësuesve nga fushat e ndryshme te energjisë.

ACERC është aktualisht ne fillesat e saja por e bazuar mbi një projekt qe merre nisje prej disa vitesh hulumtimesh dhe dedikimi ne sektorin e energjisë. Koncepti i themelueseve është te krijoje një katalizator te mundësive duke thjeshtuar distancat midis kërkuesve akademike, politikebësve dhe përfaqësuesve te kompanive e personaliteteve te biznesit te kësaj fushe ne Shqipëri me ata ne mbare Evropën.

Ndryshimet e rëndësishme qe kane prekur ne te gjithë Evropën sektorin e rëndësisë strategjike te energjisë bëjnë pashmangshmërisht me interes te ndërsjellët operimin edhe ne këtë fushe sipas praktikave studimore, transparente dhe suksesshme te biznesit. Ne këtë kuadër edhe përfshirja e vendeve te Ballkanit perëndimore dhe ne këtë rast te Shqipërisë gjithnjë edhe me shume ne procesin e liberalizimit te plote te tregut, bëjnë reale projektin e ACERC për governace dhe menaxhim ne multinivele te transformimeve ekonomike si për sektorin publike dhe atë private.

Sigurisht qe ACERC është një nder shume iniciativat qe zhvillohen ne vazhdimësi por jemi te sigurt qe me ngulmim te vazhdueshme dhe me kërkimin e formave me te suksesshme te bashkëpunimit do te arrijmë te institucionalizojmë një fryme frytdhënëse dhe produktive për të gjithë aktoret e interesit qe do te përfshihen ne projektin tone.

Ne këtë kuadër ju falënderojmë për vëmendjen e përkushtuar dhe nëse dëshironi te mbaheni me shpesh te informuar rekomandojmë forumin mbi energjinë AEM ne LinkedIn, si dhe Faqet e ndryshme ne FB dhe Twitter te Qendrës Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë - ACERC.

Ne mbyllje duke ju falënderuar përsëri për këtë kontakte paraprake urojme qe këtë njohje do kemi mundësi ta thellojmë me tej ne kohe.

Av. Lorenc Gordani, PhD

Drejtues i Projektit ACERC

Copyright © All Rights Reserved ACERC 2013-2015 - Powered by AEM | Disclaimer