Sfida e modelit të tregut energjetikë shqiptare
Shkruar nga Dr. Lorenc Gordani
Publikuar me O4 Gusht 2013
Sfida e modelit të tregut energjetikë shqiptare
Shkruar nga Dr. Lorenc Gordani
Publikuar me O4 Gusht 2013
Sfida e modelit të tregut energjetikë shqiptare
Shkruar nga Dr. Lorenc Gordani
Publikuar me O4 Gusht 2013
Sfida e modelit të tregut energjetikë shqiptare
Shkruar nga Dr. Lorenc Gordani
Publikuar me O4 Gusht 2013
Sfida e modelit të tregut energjetikë shqiptare
Shkruar nga Dr. Lorenc Gordani
Publikuar me O4 Gusht 2013
Sfida e modelit të tregut energjetikë shqiptare
Shkruar nga Dr. Lorenc Gordani
Publikuar me O4 Gusht 2013
Sfida e modelit të tregut energjetikë shqiptare
Shkruar nga Dr. Lorenc Gordani
Publikuar me O4 Gusht 2013
Sfida e modelit të tregut energjetikë shqiptare
Shkruar nga Dr. Lorenc Gordani
Publikuar me O4 Gusht 2013
Sfida e modelit të tregut energjetikë shqiptare
Shkruar nga Dr. Lorenc Gordani
Publikuar me O4 Gusht 2013

Sfida e modelit të tregut energjetikë shqiptare

Shkruar nga Dr. Lorenc Gordani

Publikuar me 04 Gusht 2013

Vitet e fundit jemi mësuar tashmë të dëgjojmë shpeshherë për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e një numri të madhe HEC-esh shumë prej të cilëve sigurisht në zona të thella malore. Aspekt, që besoj për çdo Shqiptarë që e dëgjon nuk mund të mos ta gëzojnë pa masë. Natyrisht, që iniciativa të tilla përbëjnë në vetvete një prurje pozitive, madje pa ekzagjeruar mund të përcjelle që ato krijojnë një ndjesi euforie – nisur nga situata e komplikuar ekonomike në shumë nga vendet edhe më të qëndrueshme të Evropës perëndimore – krejt të veçantë për të gjithë ata që për arsye ekonomike, formimi akademike ose thjesht edhe për zgjedhje personale i shoqërojnë këto lajme nga larg Shqipërisë.

Për sa më sipër këtu në vazhdim do të referoj, nisur nga fakti i kalimit të periudha relativisht të gjera në disa vende të Evropës perëndimore, dhe lidhur me eksperiencën time profesionale në këtë fushe, finalizuar në fillim të pranverës 2013, me mbrojtjen e gradës shkencore PhD në Universitetin e Pavias, Itali. Një hulumtim, që në mënyrë të zgjeruar shikoi rregullimin e sektorit të energjisë dhe integrimin në tregun rajonal. Kuadër që më ofron mundësinë e shkëlqyer për të ndarë disa nga profilet më kryesore e me qasje propozitive, mbi kontributin specifik të botës akademike në përballje me sfidat e kuadrit normative dhe politikat rregullatore që imponon tregu i përbashkët i energjisë.

Dilemat mbi modelin e zhvillimit të sektorit energjetikë, përbejnë një pjesë të konsiderueshme të kuadrit rregullator të tregut të përbashkët, dhe në të vërtetë shikojnë një nga sfidat par excellence të vet integrimit evropian. Rregullim që në kontekstin e BE-së kanë ardhur vetëm si rezultat i angazhimit afatgjatë nën perspektivën e krijimit të një tregu të përbashkët të integruar dhe konkurrues, tashmë projektuar drejt përmbushjes së plotë brenda 2013. Një profil që merr rëndësi të veçantë nën dritën e vendimit të 6 tetor 2011 – ndërmarrë nga shtetet anëtare të EnC siç është dhe Shqipëria – për një zbatim të plotë të paketës së 3-të rregullatore brenda 2014.

Projektim, ky tepër ambicioze, duke qenë se edhe një analizë e përgjithshme, sugjeron diferenca të qenësishme midis vendeve të BE-së dhe atyre të TKE-së. Në të vërtetë, sfidat e liberalizimit të tregut – si kuintesencë e reformës – nisur nga përmasat e kufizuara të tregjeve kombëtare në EJL, bëjnë pashmangshmërisht të nevojshme përparimin e njëkohshëm e të integruar rajonalë. Integrim që pavarësisht vullnetit politik ndesh pengesa objektive të shumta si në numrin e madh të kufijve, strukturave dhe konfigurimeve krejt të ndryshme midis tyre ashtu dhe të kapaciteteve të pamjaftueshëm interkonjektive.

Veç kësaj nisur nga vështirësitë më të fundme të rritjes ekonomike dhe kufizimeve buxhetore, i gjithë suksesi i reformave varet nga ndërmarrja e bazuar mbi një platforme të mirë projektuar. Fakt që, siç evidenton p.sh. edhe raporti I-Com i azhurnuar në qershor të 2013, është reflektuar me një rritje të fondeve për R&D në fushën energjetike gati me një mesatarë tre herë të asaj që vjen në sektorët e tjerë. Një rritje ku një rol vendimtar vjen ose nga sektorit publik ose nga vëllimi i përgjithshëm i shteteve me mundësi të madhe kapitali financiare (si p.sh. Kina me 37,4 miliardë $ në vitin 2011).

Gjithsesi thelbësore për këtë diskutim mbetet se edhe duke u përqendruar brenda vendeve të BE-së, për secilin vend objektivat që shikohen si prioritare në financim janë shpeshherë diametralisht të ndryshëm: me fokus kryesisht në një nga drejtimet si energjia nukleare, lëndët djegëse fosile, gazi argjilorë, energjia e rinovueshme, efikasiteti energjetikë. Kuadër i kuptueshëm duke nisur nga fakti se përballë dilemave historikisht të përhapura mbi tregun e përbashkët, përgjigja e institucioneve të BE-së në përmbushjen e sfidës së liberalizimit u përqendrua në kapërcimin e barrierave ndërkufitare dhe në rrjedhim me ndjekjen e mekanizmave të lidhur në kuadrin e brendshëm kombëtar.

Në këtë spektër, themelore edhe për Shqipërinë së pari bëhet, perspektiva që kërkohet të arrihet, duke u bazuar në aktivizimin më të mirë të mundësive specifike të vendit. Njëkohësisht, në relacion me intensifikimin e fortë të ndërvarësive, që rrjedhin nga integrimi në tregun e përbashkët, tepër impenjative është sfida e organizimit të një kuadri konkurruese të brendshëm në përputhje me objektivat politike të përbashkët dhe mbi të gjitha, përzgjedhja midis opsioneve të interkonjeksionit më largpamëse dhe sigurimi i formave relative të financimit.

Integrim që imponon – duke mbajtur parasysh perspektivën e operimit me bursa telematike – shmangien e paqartësive, që edhe deri më tani kanë treguar implikime jo pak të rëndësishme ekonomike. Për këtë, nisur nga fakti i ndikimit politik të ushtruar tradicionalisht mbi sektorin në vendet e EJL, ndërtimi i shpejtë i kapaciteteve institucionale, nuk priret të favorizohet vetvetiu, por duhet të stimulohet me anë të një përqasje qartësisht teknike. Kërkesë, që bëhet e pashmangshme, duke mbajtur parasysh edhe perspektiven e periudhave të caktuar të ofertës relativisht joelastike e me implikime negative për të gjithë kompartin ekonomiko-produktivë.

Më tej, nisur nga periudha aktuale e përfshirjes në debate komplekse ndërdisiplinore, të paradigmës së tregut, si rrjedhim i sfidave të reja me konotacion të theksuar globale p.sh. risitë teknologjike, ndryshimet klimaterike, etj., gjithashtu këshillohet me përparësi stimulimi i faktorëve për “ngritjen” e një establishmenti të mirëfilltë akademik që do të siguronte në kohë afirmimin e plotë të analizës rregullatore. Profil që në të njëjtën kohë projekton mundësinë e rishikimit të paradigmës në dinamikë të zhvillimit – me qasje që tejkalojnë kufijtë kombëtarë madje dhe ato rajonale nëpërmjet adresimit përmes “peshores globale” – të gjithë kuadrit interinstitucional ashtu si edhe të rolit individuale të secilit pjesëmarrës të tregut.

Në mënyre përmbledhëse të sa më sipër, në kuadrin aktual vlerësohet si e qenësishme nevoja e zhvillimit të një strategjie të integruar planifikuese si dhe në të njëjtën kohë përthithja e mekanizmave fleksibël të ndërhyrjeve korrektive. Inkuadrim që në kompleksin në evoluim definitivisht bëhet i mundshëm nga ndërtimi i skenarët në mënyre të bashkërenduar mbi evoluimin, në kuadrin: (i) afatshkurtër në lidhje me objektivat e liberalizimit, (ii) afat mesëm, për sa i përket hyrjes masive të energjive të rinovueshme dhe të gazit natyrore, (iii) afat gjatë, në konsideratë të targeteve të politikës energjetike për vitin 2020, 2030 deri në 2050.

Në analizën e fundit, në mënyre sintetike, si themelore parashihet planifikimin strategjik për zhvillimin e instrumenteve të tregut, me qëllimin final të përmbushjes së synimeve privatiste përbrenda kornizës së detyrimeve të shërbimit publike në kontekstin e tregu të integruar të BE-së. Inkuadrim që do të plotësonte mungesën e traditës dhe njëkohësisht të nevojave të zhvillimit të qëndrueshëm të kornizës rregullatorë. Target të cilat, duke u lidhur me kërkimin shkencore, definitivisht garantojnë investime dhe praktika tregtare konkurruese në realizim e plotë të paradigmës të efikasitetit në pajtueshmëri të interesit gjithë-përfshirëse për rritje ekonomike.

Më shumë aksione pra jo thjesht të kufizuar në shpërndarje “lejesh ndërtimi” në formën e propozimeve të pakërkuara por në një kuadër të mirëpeshuar dhe shoqëruar me mekanizma efektive dhe të aftë për t’u përgjigjur sfidave të zhvillimit në një kuadër gjithëpërfshirës. Për të krijuar jo një “katalog trofesh” vetëmburrjeje për klasën qeverisëse të radhës por një network investimesh konkrete e që japin besimin për të ardhmen. Vetëm duke proceduar me këtë qasje madje në çdo fushë dhe adoptuar mekanizma që u përgjigjen dinamikave zhvilluese, me të vërtet investojnë me koherencë në kthimin në realitet të potencialeve dhe kontributeve të gjithsecilit në të mirë të përparimit të përbashkët.

Back to top ↑