Follow Us

AEM Group in LinkedIn
Albania Energy Market in Facebook
Twitter Page of the ACERC
Upcoming lessons Dr Lorenc Gordani
Upcoming lessons Dr Lorenc Gordani

Reflektim mbi nevojën e shoqërimit te proceseve integruese me reformimin e kurrikulave universitare

Av. Lorenc Gordani, PhD | 07 Nëntor 2014

Ne momentin aktuale sistemi universitarë ka nisur mbajtjen e leksioneve ne te gjitha ciklet. Megjithatë, ndryshe vetëm nga pak muaj me pare, përqendrimi i vëmendjes, tashme fokusuar mbi sektorë strategjike si ai i ndërtimeve dhe sistemi energjetike, duket se kane eklipsuar ose te paktën zhvendosur reflektorët mediatike, nga çështjet e arsimit ne tërësi. Megjithë dakortesine mbi nevojën emergjente qe paraqesin këto sektorë qofte edhe një reflektim i përcipte bene te mendosh se situata ne te cilin ndodhemi sot duhet te jete pak apo shume e trashëguar edhe si një produkte i një mendësie qe e kapur nga momenti i caktuar vazhdon te shikoj rrugëdalje ne ndërhyrjet me masa emergjente.

Ne rrekje te kësaj qasje, vetëm pak muaj me pare, dhe me arsye te plote, e gjithë vëmendja u përqendruar tek marrja e statusit te vendit kandidat. Një arritje kjo e atribuuar, dhe nga klasa politike, me se shumti përpjekjeve te shoqërisë ne tërësi gjatë periudhës se gjate te tranzicionit. Eksperienca qe bëjnë te nevojshme një ndryshimin te qasjes, te konsoliduar gati deri ne fatalizëm. Mundësi qe mund te materializohet, nder te tjera, sidomos nga reformimi i shume debatuar i sistemit universitare, dhe ne veçanti nga rishikimi dhe adoptimi i kurrikulave bashkohore.

Ne këtë kuadër, një nga fushat me te anatemuara ka qene ajo e drejtësisë. Jo pak e vetëkuptueshme, pasi roli i legjislacionit nuk mbulon një apo disa aspekteve teorike apo teknike, por një kuadër rregullues gjithëpërfshirës qe prek te gjithë hallkat e shoqërisë. Këto te fundit si themelet e një shteti demokratik, mund te gjejnë zbatim e bëhen më te lehtë në shërbim të qytetarëve nëse arrijnë standardet e nevojshme në hartimit e tyre. Madje këto standarde brenda BE-së, po shkojnë drejt unifikimit dhe janë pikërisht vendet që ne perspektivën me te mire të se ardhmes së tyre, si pjesë e këtij Unioni, garantojnë përmbushjen e tyre.

Sigurisht, që momenti për të diskutuar për këto çështje nuk mund të jete më i përshtatshëm edhe ne Shqipëri, pasi siç dihet sfidat qe e presin përpara vendin pas marrjes se statusit kandidat janë me te vërtet te rëndësisë historike. Ne këtë kuadër përafrimi i legjislacionit me Bashkimin Evropian, është edhe një nga detyrimet më të rëndësishme të vendit në aspiratën e tij për të qenë pjesë e familjes evropiane. Përafrimi qe luan një rol të qenësishëm gjatë negociatave të anëtarësimit. Ne fakt, me përjashtim të kushtëzimit politik, pjesa me madhe e procesit të anëtarësimit ka të bëjë me përafrimin e ligjeve dhe negocimin e dispozitave kalimtare për aplikimin e të drejtës së BE-së. Përafrim qe mbulon acquis-in e BE-së në tërësinë e vet. Pra, bëhet fjalë për qindra akte normative si dhe praktikë gjyqësore të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.

Madje siç vërtetohet nga përvoja e mjaft anëtarëve të rinj të BE-së, anëtarësimi ndërvaret pikërisht nga avancimi ne implementimin e Acquis te BE-se ne legjislacionin e brendshëm. Kështu qe dhe e gjithë Administrata Publike dhe Parlamenti Shqiptare po punojnë për ta arritur këtë objektiv. Ndërkohe qe një gjë është e qartë, përafrimi ligjor nuk mund të bëhet thjeshte si një proces mekanik dhe as me ngut dhe në momentin e fundit. Ne te kundërt, përafrimi kërkon një strategji të detajuar dhe të përpunuar me kujdes.

Nisur nga ky fakt, por edhe ne lidhje me detyrimin në kuadër të MSA-së për të përafruar acquis-in BE-së, ne Qershor 2014 është ndjekur me përgatitjen dhe miratimin e Planin Kombëtar për Integrimin Evropian. Por ky dokumentet, shumë i rëndësishëm, është vetëm fillimi i udhëtimit. Ne realitet kjo pjesë e Planit mbulon masat afatshkurtra dhe afatmesme, pra periudhën 2014-2016. Pjesë qe do duhet mëndej të përditësohet çdo vit për të pasqyruar prioritet për zhvillim në procesin e integrimit evropian, si edhe ndryshimet në vetë të drejtën e BE-së. Pra ky plan nuk është një dokument statik, madje qe nga fundi i vitit 2014 duhet të nisi rishikimi dhe përditësimi i parë i tij.

Plan qe do duhet te ndiqet me përafrimi i legjislacionit ne realitet i cili do te kontribuoj në të ardhmen e rendit juridik shqiptar duke e afruar atë me standardet evropiane. Një proces shumë planesh që shtrihet në pothuaj të gjitha fushat e të drejtës, dhe shikon direkt individin si p.sh. mbrojtjen e konsumatorit, sistemin bankar, sigurimet, te drejtën penale, te drejtën mjedisore, etj. Përafrimi pra është një proces që na prek të gjithëve dhe siç kuptohet ky proces do te formësoje te tere rendit tonë juridik në vitet në vijim.

Ne këtë kuadër mund te thuhet qe pas qershorit jemi jo vetëm një moment te shumëpritur historik, por ne një moment qe shënon edhe kapërcimin në një etapë të re e cila duhet të na bëjë të jemi të ndërgjegjshëm se përpara na pret një punë kolosale, për të arritur ta shohim Shqipërinë krah vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. Por kjo do te thotë edhe qe jemi ne periudhe qe kërkon angazhimin e te gjithë dhe sidomos te të rinjve, pasi për të vazhduar këtë rrugëtim, shoqëria shqiptare ka ende shumë e shume punë për të bërë me të gjitha hallkat e saj.

Pikërisht për këtë, ne periudhën ne vijim, nëse nuk do te duam te gjendemi ne te njëjtën situate, si ne sektorin e energjisë, te ndërtime, apo te çfarë do tjetër te këtij çerekshekulli tranzicioni, do te duhet qe te fillojmë pikërisht me programet mësimore bashkohore dhe te përditësuar, një model te se cilit po e paraqesim edhe këtu sot, për brezin e ri qe janë shpresa e këtij ndryshimi dhe e ardhmja evropianë e Shqipërisë.

Upcoming lessons Dr Lorenc Gordani
Upcoming lessons Dr Lorenc Gordani

Copyright © All Rights Reserved ACERC 2013-2015 - Powered by AEM | Disclaimer