Dhënia e licencave të reja për dy parqeve eolike dhe dhjete hidrocentrale
Adv. Dr. Lorenc Gordani
Ne mbledhjen e radhës me 16 gusht 2013, kreu i ekzekutivi e komentoi “mbledhjen e qeverise” si “dita e energjisë”. Ne lidhje me këtë se pari u informua se “janë dy parqe eolike që licencohen nga Ministria e Ekonomisë dhe janë dhjetë hidrocentrale, koncesione, të cilat u akordohen në përputhje me ligjet e vendeve, kompanive të ndryshme”.
Nder te tjera u be rezyme e volumit te përgjithshëm nga 2007 duke sqaruar se deri më sot “shkon në 370 numri i hidrocentraleve të dhëna për t’u ndërtuar me koncesion në të katër anët e vendit, nga 444 hidrocentrale të vogla, të mesme e të mëdha, që janë përllogaritur për t’u ndërtuar, pa llogaritur ato mikro që janë me mijëra, për të cilat kërkohet një kuadër më nxitës”.
Suksesi i kësaj sipërmarrje, kreut te ekzekutivit e komentoi se duhet ti faktohet nder te tjera ligjit të koncesioneve, edhe masave ndihmuese si heqjen e TVSH-së për hekurin, turbinat, çimenton etj. Gjithashtu kushtet e krijuara në Shqipëri, heqja e disa detyrimeve fiskale, krahu i punës kanë bërë që të përgjysmohet koha kthimit të investimit.
Note: To an integrated access, even to the archive of previous weeks, you must subscribe to obtain an upgrade of status to full qualification of membership.