Frymarrje financiare pozitivë te periudhës 7 mujore
Adv. Dr. Lorenc Gordani
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave, ku nder te tjera Kryeministri Berisha trajtoi administratën tatimore e doganore. Ne këtë kuadër e gjitha u shoqërua me dhënien e shifrave te cilat përcjellin optimizëm pasi ne disa zëra te rëndësishëm shkojnë përtej parashikimeve.
Ne këtë kuadër u nënrendite qe administrata realizoi parashikimin tatimore në masën 106.7 ku e krahasuar me korrikun e vitit të shkuar, do te thotë 7 përqind më shumë. Profile te tjera pozitive u përcollën nga “tregut financiar në vend, ku bonot po blihen me interesat më të ulëta, rekord. Inflacioni i muajit të kaluar ishte 0.8 përqind më i ulët se muaji korrik i një viti më parë”.
Te dhënat me te plota u sollën nga doganat qe “kanë mbledhur 16 përqind më shumë sesa në korrikun e vitit të shkuar. Në qoftë se doganat janë në 95 përqind të planit në tërësi, kjo sepse ka hyrë në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së për të gjitha llojet e makinerive, për panelet diellore e për gjithçka që përdoret për prodhim në Shqipëri dhe megjithatë, krahasuar me vitin e kaluar, doganat janë në nivelin 16 përqind më shumë”.
Po kështu, “ka rritje të eksporteve të vendit me 27 përqind në muajin korrik. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar kur ato ishin 10 miliardë lekë, korrikun e këtij viti ishin 13.7 miliardë, pra, një rritje prej 3.7 miliardë ose 27 përqind. Ndërsa rieksportet, pra prodhimi fason, ka qenë 8.6 miliardë lekë korrikun e viti 2012, është 11.5 miliardë korrikun e këtij viti, ose një rritje me 20 përqind”.
Nder te tjerë nga kreu u ekzekutivit u lëshua dhe mesazhi i nevojës për një pasqyrim korrekte te situatës pasi e gjithë është ne te mire te mbarëvajtjes se përgjithshme. Thirrje qe është e vërtet qe kërkon kohe për t’u konsoliduar por gjithsesi jo për këtë nuk duhet filluar.
Note: To an integrated access, even to the archive of previous weeks, you must subscribe to obtain an upgrade of status to full qualification of membership.