Environmental concerns regard the Hec in National Park Shebenik - Jablanica
Mbi abuzimin me koncesionet e dhena per ndertimin e hidrocentraleve ne Parkun Kombetar Shebenik – Jabllanice
Leter e hapur drejtuar Keshillit te Ministrave, Kryeministrit, Organizatave Mjedisore Lokale, Kombetare dhe Nderkombetare nga PPNEA, 13 September 2013
Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror ne Shqiperi (PPNEA), permes kesaj letre deshiron te terheqe vemendjen tuaj dhe te opinionit publik, rreth situates se rende mjedisore qe po krijohet ne Parkun Kombetar Shebenik - Jabllanice si rrjedhoje e koncesioneve te dhena per ndertimin e hidrocentraleve (HEC).
Ne, kerkojme nga Keshilli i Ministrave te Republikes se Shqiperise qe te korrigjoje situaten e krijuar duke zhbere vendimet abuzive te ndertimit te HEC-ve ne Parkun Kombetar Shebenik - Jabllanice si dhe te parandaloje veprimet e planifikuara ne parqet e tjera kombetare si ai i Lures dhe Lugina e Valbones apo edhe ne zonat e tjera te mbrojtura. Gjithashtu, i bejme thirrje organizatave dhe qytetareve te interesuar per ceshtjet e mjedisit qe te shtojme perpjekjet tona te perbashketa per te mbrojtur pasurite natyrore te Shqiperise.
Aktualisht ne rrethin e Librazhdit jane dhene rreth 84 leje per ndertimin e hidrocentraleve, ku 70% e HEC-ve prekin Parkun Kombetar Shebenik - Jabllanice. Lejet koncesionare jane dhene ne mungese te plote te nje vleresimi strategjik mjedisor per lumenjte. Ndertimi i kaq shume hidrocentraleve do te sjelle deme te pa riparueshme ne peisazhin e mrekullueshem natyror te zones, ne biodiversitetin e saj, si dhe do te krijoje problematika te forta social-ekonomike per komunitetin. HEC-et e planifikuara do te prekin pashmangshmerisht rrjedhen ne lumin Shkumbin, lumin e Rrapunit, lumin e Lunikut, lumin e Gurakuqit, zallin e Qarrishtes, lumin e Bushtrices, lumin e Radicines, lumin e Gostimes, perrenjte She Librazhd, She Dragostunje, She Hotolisht, Gurekuqe, Lingajca, Stebleve, etj. Praktikisht, nuk do te kete burim, perrua apo lume pa u prekur nga ky fenomen!
Nuk ka asnje dyshim se ndertimet e digave, kanalizimeve, devijimet e rrjedhes natyrale te ujit nepermjet tubacioneve dhe tuneleve ndikojne negativisht ne habitatet natyrore dhe ne teresine e mjediseve ujore. Po keshtu elemente te qenesishem te ndikimeve negative afatgjata jane; copezimet e habitateve, deme te pariparueshme ne peisazhin natyror, zhdukja e llojeve te rrezikuara te faunes dhe demtimet e drejteprdrejta te flores. Devijimi dhe shkurtimi i rrjedhes natyrale te ujrave, ne menyre te pashmangshme do te krijoje nje barriere per kryerjen e aktiviteve tradicionale te qendrueshme dhe do te pengoje zhvillimin e ekoturizmit ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice.
Ekosistemi natyror Shebenik-Jabllanice eshte shpallur Park Kombetar me 21.05.2008 dhe si i tille gezon te gjitha privilegjet, se paku ligjore, per mbrojtjen e integritetit te tij territorial nga nderhyrjet direkte ne mjedis. Territori i parkut ze pjesen qendrore te "Brezit te Gjelber te Ballkanit" dhe perfaqeson nje zone te gjere nderkufitare. Kjo zone formon nje korridor te rendesishem ekologjik per kafshet e egra, te cilat kane vlera te pallogariteshme ne ruajtjen e larmise biologjike te rajonin Ballkanik, e me gjere.
Parku Kombetar i Shebenik-Jabllanices dallohet per nje pasuri te paperseritshme te biodiversitetit. Aty gjenden gjallesa te rralla te mbrojtura nga legjislacioni kombetar dhe nga konventat nderkombetare. Fauna karakterizohet nga prania e ariut te murrme, ujkut, lunderzes, troftes se malit, etj. Fatmiresisht ne kete zone mbijeton Rreqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus syn.martinoi), qe eshte nje kafshe endemike shume e rralle dhe ne rrezik zhdukje.
Per sa i perket flores, ne park hasen lloje te shumta bimore te cilat jane te rralla e te kercenuara si Manushaqja Shqiptare (Viola albanica) dhe Manushaqja e Dukagjinit (Viola dukadjinica), Menishte Shqiptare (Cistus albanicus) endemike e Shqiperise, Zambaku Shqiptar (Lilium albanicum), si dhe Shafrani i Jabllanices (Crocus jabllanicensis) endemik i malit te Jabllanices.
Per te gjitha arsyet e parashtrura me lart, ne apelojme per ndalimin e menjehereshem te ndertimit te HEC-ve ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice. Ne do te mbikqyrim situaten nga afer, do te njoftojme vazhdimisht publikun e gjere mbi ecurine e aktiviteteve abuzive dhe do te shtojme perpjekjet tona per te mbrojtur Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice.
Ne besojme tek mbizoterimi i ligjit dhe shpresojme se Keshilli i Ministrave do te shqyrtoje kete apel dhe do te ndermarre te gjitha hapat e nevojshem institucionale per korrigjimin e kesaj vendimmarrje te gabuar.
Note: To an integrated access, to the full archive, you must subscribe to obtain an upgrade of status to full qualification of membership.