The approval of the passing of Mr. Ramadani (ERE), nearby the "Ashta Energy"
Miratimit paraprak i z. Sokol Ramadani, pranë kompanisë “Energji Ashta”
Në V E N D I M
PËR
DHËNIEN E MIRATIMIT PARAPRAK PËR LEJIMIN E PUNËSIMIT, PAS LIRIMIT NGA DETYARA, TË NJË ANËTARI TË BORDIT TË KOMISIONERËVE TË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e miratimit paraprak për lejimin e z. Sokol Ramadani, kryetar i Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), që, pas lirimit nga detyra, të punësohet në funksione tekniko-menaxhuese pranë kompanisë “Energji Ashta”, sh.a., Tiranë, Shqipëri.
2. Ngarkohet Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
Note: To an integrated access, to the full archive, you must subscribe to obtain an upgrade of status to full qualification of membership.