ERE decision no. 71, dated 07.07.2013 for approval of a change in the rules of the Albanian Electricity Market
VENDIM Nr. 71, datë 7.7.2013
PËR MIRATIMIN E NJË NDRYSHIMI NË RREGULLAT E TREGUT SHQIPTAR TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të neneve 9 dhe 54 të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, nenit 26 të “Rregullave të praktikës dhe procedurave të ERE-s”, miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 21, datë 18.3.2009, të ndryshuar, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 11.7.2013,
VENDOSI:
1. Pika 1 e vendimit nr. 58, datë 29.5.2013 të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, ndryshohet si më poshtë: “- Vendimi nr. 93, datë 16.7.2012 do t’i shtrijë efektet deri më 31 dhjetor 2013.”
2. Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë subjektet e interesuara për vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.