KM announced of the 07.24.2013 for construction in concession of three hydropower plans
Ongoing Calls for Public Procurement
IMPORTANT NOTICE: The tender notice published on this web page might be clarified, complemented or corrected by the Contracting Authority. Therefore the AEM invited to consult the official pages of the Contracting Authority regularly until the deadline for submission.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “KATUND I VJETËR
DHE REJA E VELËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013, datë 25.4.2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, që i jepet shoqërisë “Demal”, sh.p.k..
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “DUSHAJ”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013, datë 25.4.2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
4. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, që i jepet shoqërisë “Shpresa AL”, sh.p.k..
5. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
6. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
Note: To an integrated access, to the full archive, you must subscribe to obtain an upgrade of status to full qualification of membership.