IMPORTANT NOTICE: The tender notice published on this web page might be clarified, complemented or corrected by the Contracting Authority. Therefore the AEM invited to consult the official pages of the Contracting Authority regularly until the deadline for submission.
VENDIM
Nr. 605, datë 24.7.2013
Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Driza 1”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Driza 1”, që i jepet shoqërisë “Gerti Metal” sh.p.k.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Driza 1”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Note: To an integrated access, even to the archive of previous months, you must subscribe to obtain an upgrade of status to full qualification of membership.