Të nderuar miq dhe vizitore te faqes zyrtare te AEM,
Së pari dua të Ju falënderoj për kohën e dedikuar websitit zyrtare të AEM-së (Albania Energy Market). Ndërtimi dhe prezantimi i së cilës vjen si një domosdoshmëri me interes të gjerë njëkohësisht për ambientet akademike dhe ato ekonomike, por jo më pak edhe për të gjithë ato profile profesionale që në një moment të caktuar për një sërë motivesh duhet të raportohen në mënyre më të struktura me aspektet e shumta dhe të ndërlidhura të sektorit energjetikë.
Kjo faqe vjen si integrim i eksperiencave personale të thelluara që kanë pasur në fokus reformat e sektorit energjetikë në Shqipëri dhe integrimin në tregun e përbashkët evropian të energjisë. Kërkime që përveçse kanë evidentuar nevojën e inkuadrimit në një strukturë të evoluar të kuadrit kompleks dhe karakteristikave heterogjene që ndërveprojnë, janë përqendruar në veçanti rreth ndikimit efektiv të acquis communautaire në procesin legjislative të brendshëm.
Në vazhdim të së cilave me një sintezë analitike të plotë dhe të thelluar, përmes perspektivës ndërdisiplinore, është gjykuar e nevojshme edhe ndërmarrja e ndërtimit të kësaj platforme mbi vlerësimin e ecurisë dhe parashtrimin e skenarëve që shtrihen përpara sektorit energjetikë shqiptarë, tashmë shumë pranë kalimit në një regjim plotësisht të hapur dhe konkurrentë në kuadrin integrues rajonalë e atë më të gjerë të BE-së.
Pavarësisht zhvillimeve aktuale të kompartit ekonomik në përgjithësi, procesi liberalizues i sektorit energjetikë në rrjet përgjatë gjithë filierës, ka bërë që konceptit tradicional strategjikë t’i shtohet ajo me valencë të theksuar e shërbim publike në inkuadrimin e rregulluar dhe konkurrentë, për të arritur së fundmi në fazën finale të kalimit në një treg të integruar komunitare. Evolucion që bën të gjithën të konsiderohet si një sektor në zgjerim e me një ecuri dhe dinamike të fortë e gjithëpërfshirëse.
Në mënyre përmbledhëse, duke u nisur ndër të tjera nga situata ku deri në realizimin e një tregu plotësisht konkurrente, krahas atij të liberalizuar ofrohet ai i rregulluar, si dhe duke mbajtur parasysh karakteristikat e ndryshme të secilit vend dhe zhvillimet e reja teknologjikë, si dhe kompetencat në terma të governances që e gjitha nënkupton, më shumë se në cilindo tjetër sektor bëhet një domosdoshmëri ndërtimi i strategjive të integruara.
Ndërkohë që në këtë drejtim, prioritet siç janë ato të 2020, 2030 dhe deri të 2050 të BE-së, bëjnë të domosdoshëm aktivizimin e rëndësishëm të ligjvënësit për të krijuar një kuadër të rregulluar – edhe se mungesa e ndërhyrjeve largpamëse, deri më tani ka bërë “përthyerjen” në zgjidhje pashmagmërisht të “ndërlikuara” – në kërkim të një ekuilibri konkurrente të interesit privatë dhe atij të shërbimit publike në konsideratë të gjithëpranishmit interes për zhvillim dhe rritje ekonomike.
Nisur nga sa më sipër, është iniciuar ndërmarrja e kësaj nisme ku do të pasqyrohet dhe ofrohet një përqasje gjithëpërfshirëse kërkimore e aplikuar mbi sektorin energjetikë. Përveçse përcaktimeve të mëtejshme, paraprakisht si drejtime prioritare parashihen ato të mbështetjes legale për utilities që do të hyjnë në tregun e liberalizuar. Bashkëngjitur por jo më pak të rëndësishëm nisur nga ana cilësore, shikohen rregullimet e marrëdhënieve të reja që lindin nga shumëfishimi i operatoreve dhe instalimeve të decentralizuar si dhe profilet e operatoreve që ndërveprojnë në bursat rajonale telematike të energjisë.
Për sa më sipër, nuk do te mungojnë partneritet e mundshme vendase dhe të huaja. Bashkëpunim, suksesin e së cilit e mbështesim në integrimin e ekspertizave më të mira në azhurnim në universitet dhe qendrat kërkimore, e veçanërisht institucionet e specializuara ndërkombëtare, duke mbajtur parasysh interesin aktualë dhe zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Për këtë qëllim madje do të ndërmerren prezantime, seminare apo cikle leksionesh si dhe aktivitete të tjera në vazhdimësi.
Në mbyllje të këtij kuadri paraprak duam të theksoj se gjithsesi aktualisht kjo faqe është në fazën e parë të ndërtimi dhe shpejt do pasurohet me përmbajtje të reja. Gjithsesi, pavarësisht sa këtu risjellë vetëm shkurtimisht dhe përmbledhur, do të uronim dhe mirëprisnim në çdo momente mundësit për t’u takuar drejtpërdrejti për një vlerësimin më të plotë të kuadrit të interesit dhe zhvillimeve më të fundit. Urojmë pra që do të kemi mundësi të takohemi në vazhdimësi dhe ta shndërrojmë këtë në një raport të qëndrueshëm besimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellët.
Gusht 2013
Av. Dr. Lorenc Gordani
Note: To an integrated access, to the full archive, you must subscribe to obtain an upgrade of status to full qualification of membership.