The contribution of academic research in the development of a sustainable model
Inkuadrimi i Përgjithshme mbi Vizionin e Zhvillimit te Sistemit Energjetik Shqiptarë
Në përmbajtje të synimit për një prezantim, konciz e gjithëpërfshirës, mbi profilet aktuale dhe zhvillimet e ardhshme të sistemit energjetik Shqiptare – nisur nga integrimi i eksperiencave personale me fokus reformat e sektorit energjetik shqiptarë dhe integrimi në tregun e përbashkët evropian të energjisë – si boshte themeltare vlerësohet gjykimi i shumë nga autoriteteve më të spikatur të mendimit ekonomik bashkëkohore për dobinë në përqasje dhe ndërmarrje të reformave publike, dhe posaçërisht ato të sektorit energjetik, mbi platforma të mirëfillta kërkimore.
E gjitha bazuar në kuadrin e plotësimit historik të procesit të liberalizimit të sektorit energjetik në rrjet, në vendet e BE-së, me ndërthurjen e konceptit tradicional strategjik me atë me valence të theksuar të shërbimit publik në inkuadrimin e rregulluar dhe konkurrentë, i cili ka njohur së fundmi nevojën e mbështetjes mbi një zhvillim largpamës dhe të qëndrueshëm me përcaktimin e targeteve të BE-së për 2020, 2030 dhe deri 2050. Evolucion pra i ndërtuar në dinamikë dhe që bën të gjithën të konsiderohet tashmë një sektor me një ecuri dhe ndikim të fortë e gjithëpërfshirëse mbi të gjithë sistemin ekonomik të secilit vend.
Në mënyrë përmbledhëse, nisur ndër të tjera nga situata ku deri në realizimin e një tregu plotësisht konkurrent, krahas atij të liberalizuar vijohet me inkuadrimin e rregulluar sipas logjikave ekonomike, si dhe mbajtur parasysh karakteristikat specifike të secilit vend, në aftësi për qasje të reja teknologjike dhe kompetenca në terma të governances teknike dhe financiare që e gjitha detyrimisht nënkupton, më shumë se në cilindo sektor tjetër bëhet një domosdoshmëri edhe për kuadrin Shqiptarë paraprirja me ndërtimin e strategjive largpamëse të integruara.
Inkuadrim që në fazën aktuale të një vonesë të rëndësishme të akumuluar nga Shqipëria – nën domosdoshmërinë e përmbushjes brenda 2014 së një regjimi plotësisht të hapur dhe konkurrentë në kuadrin integrues rajonal e atë më të gjerë të BE-së – bënë prioritare aktivizimi me qasje shumëplaneshe për të hedhur bazat e një modeli të projektuar drejt kërkimit të një ekuilibri konkurrent të interesit privat dhe atij të shërbimit publik në konsideratë të gjithëpranishmit interes për zhvillim dhe rritje ekonomike.
Për sa më sipër, bazuar në evidencat e deritanishme të dinamikave institucionale – përkthyer në zgjidhje të pjesshme me rezultate të pamjaftueshme – si një domosdoshmëri thelbësore vlerësohet ndërmarrja dhe mbështetja e një “establishmenti” te ri tekniko-akademike. Për sa më sipër, çdo partneritet dhe ekspertizë e huaja, do duhet të ndërvaret dhe vlerësohet nga ngritja e kapaciteteve të brendshme në një nivel të aftë të mund të sigurojë në kohë afirmimin e plotë të analizës rregullatore për asistimin e procesit vendimmarrës publik.
Në mbyllje të këtij inkuadrimi të shkurtër e paraprak, duhet të theksohet se gjithsesi e gjitha përbënë një sfidë edhe për vendet më të zhvilluar, por pikërisht për këtë duhet të ndërmerren pa asnjë anashkalim ose vonese temporale. Në të njëjtën kohe, pavarësisht sa këtu risjellë vetëm shkurtimisht dhe përmbledhur, vetëkuptohet që një sërë aspektesh të tjera janë të qenësishme, ku ndër të tjera përveç vullnet politik, vetëdija për nevojën e një partneriteti të ri dhe kërkimin e përfshirjes së vazhdueshme të grupeve të interesit potencial publike apo private por mbi të gjitha të vete konsumatorëve familjarë finale.
Av. Dr. Lorenc Gordani
The Last Upcoming Academic Article and Publication